• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deda: Marrëveshja franko-gjermane nuk është e dëmshme për Kosovën!

03/30/2024 13:53
nga:Sh R

Analisti politik Ilir Deda i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka deklaruar se marrëveshja franko gjermane nuk është e dëmshme për Kosovën,

Ai thotë se draftin që kemi parë është në shumicë me atë ç’ka ka thënë Gjykata Kushtetuese.

“Marrëveshja franko gjermane që është Bruksel – Ohër, i vendos rregullin e marrëdhënieve të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë, obligime të dy anëve dhe parashikueshmëri në funksionimin e tyre paqësor, që është diçka që të gjithë njerëzit normal e duan. Na 13 vjet jemi në proces të normalizimit e shihe sa larg normailizimit jemi. Parimisht unë e di që ka pas shumë kritika në Kosovë për atë marrëveshje, prap në kontekst gjeopolitik është maksimumi që mundet me u arrit, edhe nuk është e dëmshme për Kosovën, nuk ka aty dëm. Asociacioni që e kemi pa, në shumicë është në frymë qka ka thënë Gjykata Kushtetuese, me ato që janë 4 probleme”, tha Deda.

Deda rëndit katër problemet në draft-statut.

Sipas tij janë rezulota 1244, mekanizmi i arbitrazhit dhe formulat të cilat janë dhënë për sistemin arsimor dhe të shëndetësisë serbe në Kosovë.

Ai shton se rezulota 1244 nuk ka vend në draft statut.

“1244 nuk ka vend në atë dokument, e dyta ne e kemi këtë mekanizmin e arbitrazhit, i cili ndoshta duhet ta ketë një emër tjetër,por është penalizmim për Kosvoën për shkak të dispozitave të cilat janë aty, dhe e kemi 3 dhe 4 formulat e cila është dhënë për sistemin arsimor dhe të shëndetësisë serbe në Kosovë. Është pak problematike sepse ti me Kushtetut je i obligum me ofru arsim publik dhe shëndetsinë, për të gjithë komunitetet në Kosovë. Ajo çka është propozu në këtë draft status është si një lloj rrjeti i arsimit dhe shëndetësisë serbe, e cilën Kosova do ta konsideron si private, e nuk e dim si do ta konsideron Serbia, nuk është zgjidhje afatgjate dhe as e qëndrueshme”, shtoi ai.

Deda thotë se nëse asgjë nuk mund të ndryshoj në draft statut, rezulota 1244 duhet të largohet nga ai draft.

“Unë mendoj që kjo ka qenë një lloj mosbesimi tek njerëzit që merren me cështjen e dialogut dhe një lloj qëndrimi i cili në fund nuk ka dal i sukseshëm për neve. Se tash e kemi draft statutnin i cili nuk mundet shumë me ndryshu. Nëse kurgjo tjetër nuk mundet me ndyshu Kosova, rezulotën 1244 patjetër duhet me u hek prej draftit. Aty mundet me qenë problemi i madh pastaj se askush prej neve nuk e don”tha Deda raporton Gazeta Blic.

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend