• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Do t’iu likfidojmë krejt familjen”, Riza tregon për kërcënimet nga Sekiraqa: Nëse është nevoja do të kërkojmë edhe azil

02/18/2024 21:04
nga:G C

Babai i Triumfit, Shefqet Riza shton se nuk do të heqin dorë kurrë nga drejtësia, madje ai thotë se nëse është nevoja do të kërkojnë edhe azil, raporton GazetaBlic.

Enver Sekiraqa dhe banda e tij kishin kërcënuar me vdekje familjen e Triumfit, menjeherë pas vdekjes së tij.

Kështu të paktën tha për “Expose”, Shefqet Riza teksa shton se organet e drejtësisë nuk kanë marrë asnjë hap edhe pse rastet i kishin lajmëruar.

“Ne do t’i ndjekim të gjitha ato që i garanton ligji, por jemi lodhë. Por, nëse s’ia arrijmë kurqysh, na ka mbetë veç të kërkojmë azil. Ne kemi pasë edhe kërcënime nga banda e tij, pra vazhdimisht pas vdekjes së Triumfit. Ka qenë kërcënime shumë të rënda, duke na thënë se: Do t’iu likfidojmë krejt familjen.I kemi njoftuar organet dhe asgjë s’është ndërmarrë”, tha Riza për “Expose”.

Shefqet Riza thotë se jeta për të dhe bashkëshorten nuk është më njësoj, madje ai shton se për familjen Riza nuk ka më as festa e as gëzime.

Riza i cili ka edhe një djalë, tregon për Expose se Triumfi dhe vëllai i tij ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ndërsa, për mbesa e nipat tregon se kanë kurreshtje të madhe të dijnë pse xhaxhai I tyre nuk është më në jetë.

“Unë me bashkëshorten time, prej vdekjes së Triumfit nuk kemi qenë në asnjë aheng. Në rastë të njerzëve ta afërt, ne dhuratat i dërgojmë pas ahengut.Lidhjen e ka pas shumë të fuqishme. Ndërsa, nipave dhe mbesave nuk iu flasim për Triumfin edhe pse kurreshtje për axhën e tyre kanë”, tha Shefqet Riza për “Expose”, prodhimi i GazetaBlic.