• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Daka për shkarkimin nga presidentja: Ai vendim ka qenë kundër kushtetues, ka qenë një hakmarrje personale / Me shkarkimin tim është zhvlerësu e gjithë puna e KQZ-së

04/12/2024 22:00
nga:Sh R

Ish kryetarja e KQZ, Valdete Daka, e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, asnjëherë nuk ka qenë i kapur, pasi që të gjitha vendimet që i ka marrë KQZ i ka marrë si organ kolegial.

“KQZ asnjë herë nuk ka qenë as e kapur. Sepse unë kur kam qenë kam qenë nga rradhët e gjygjësorit, të gjitha vendimet që i ka marrë KQZ i ka marrë si organ kolegjial, vota ime ka qenë vetëm një votë në mesin e 11 votave tjera. Nuk besoj që kanë prodhu diçka më ndryshe, sepse të gjithë ata që më kanë kritiku në vitin 2021 kryesisht më kanë kritiku për votën e mërgatës. KQZ ka zbatu vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos lejimin e marrjes pjesë të gjithë atyre kandidatëve të cilët knaë qenë të dënuar në tri vitet e fundit me një aktgjykim të plotfuqishëm. Cka ka ndodh në zgjedhjet lokale, ka ndodh e njojta, e njojta KQZ nën kryesimin e dikujt tjetër përsëri ka vendos që mos ti lejoj”, shtoi ajo.

Daka thotë se ka qenë target i asaj opozite që kur ka qenë nën udhëeqjen e saj në KQZ ka fituar numrin më të madh të votave që ndonjëherë ndonjë parti i ka fituar.

“Kam qenë target i opozitës dhe mu ajo opozitë nën udhëheqjen time të KQZ, ka fitu numrin më të madh të mundshëm të votave që ndonjëherë një parti i ka fitu, dhe i ka fitu zgjedhjet me një numër rekord prej 50,02%, të gjithë votave”, tha Daka.

Ish kryetarja për shkarkimin që i është bërë nga presidentja thotë se është vendim kundër kushtetues, pasi që sipas saj ka qenë një hakmarrje personale.

“Ai vendim ka qenë plotësisht kundër kushtetues, ka qenë një hakmarrje personale të cilën asnjëherë nuk e kom kuptu pse, unë nuk kom pas asgjë me të ndoshta ajo ka pas me mu, ndoshta ka qenë e gjith ajo frymë në ato momente që është dashur të gjindet një gogol të them i paanshëm, i cili kom qenë fatkeqësisht në atë moment unë sepse nuk kam qenë as pjesë e politikës e as e mbështetur nga një subjekt politik dhe ka qenë shumë lehtë që të shënjestrohem, sepse të vetmit ata që më kanë mbrojt kanë qenë shoqëria civile dhe analistët në media pra ka qenë shumë lehtë me shkakru Valdete Dakën, sepse nuk ka pas kush me mbrojt në ato momente”, potencoi ajo.

 

Tutje ajo tregon se ditën që është shkarkuar ka qenë në zyrën e presidentës, ku thotë se shpjegimi për shkarkimin e saj kishte qenë shumë ‘banal’, jo konkrete dhe pa bazë ligjore.

“Atë ditë kur jam shkarku kam qenë në zyre të saj, shpjegimi ka qenë shumë banal që tashmë kanë ndryshu gjërat ka ardh koha për ndryshime, se kinse unë nuk jam në gjendje me i udhëheq më mbledhjet, po e sheh që edhe vet nuk po mundesh me i udhëheq mbledhjet, shpjegime shumë banale, jo konkrete, pa kurfar baze ligjore. Natyrisht që unë kam qenë e nervozume. Krejt kjo është pjesë e një loje të saj politke, së bashku me pjesën tjetër të koalicionit që ajo e ka pas, natyrisht që kjo është duke u bë për ti knaqur dëshirat e atyre të cilët edhe më kanë sulmuar vazhdimisht”, tha ajo.

Ajo shprehet se i ndjehet keq pasi që i gjithë mundi dhe e gjithë puna që ka bërë stafi i KQZ, ka rënë në ujë më një potezë, ku shton se me shkarkimin e saj është zhvlerësu e gjithë puna e KQZ-së.

“Më vjen keq që gjithë ai mund, gjithë ajo punë, që jo vetëm unë e kam bë por i gjithë stafi i KQZ të gjithë antarët që kanë qenë, me një potez kanë rënë në ujë sepse shkarkimi im nuk ka qenë poshtërim vetëm për mu por i bie që krejt puna e KQZ është zhvlerësu sepse unë kam qenë në krye të atij institucioni”, theksoi Daka.

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend