• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Daka: Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, s’ka shenja për zgjedhje të jashtëzakonshme

04/13/2024 14:19
nga:Sh R

Ish-kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ishte e ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Daka shprehet e lumtur në lidhje me punën që ka bërë sa ishte në krye të atij institucioni.

“Natyrisht që e ndjej vetën shumë të relaksume dhe natyrisht që e ndjej vetën mirë sepse e di që e kam bërë një punë të jashtëzakonshme në ato momente dhe jom e lumtur që kom arrit me dhënë bile pak kontribut për një institucion aq të rëndësishëm. Kam marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga institucionet ndërkombëtare, jam shpall KQZ më e mirë në Evropë, kam marrë dekoratën për atë punë, për zgjedhjet e organizuara në vitin 2017”, tha ajo.

Ish-kryetarja e KQZ-së thotë se nëse zgjedhjet shpallen 4 deri në 6 muaj para ditës së zgjedhjeve, atëherë ato janë zgjedhje të rregullta.

Daka thekson se kësaj radhe do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, pasi që nuk ka shenja që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Të rregullta në qoftë se shpallen 4 deri në 6 muaj para ditës së zgjedhjeve janë zgjedhje të rregullta. Unë besoj që edhe këto zgjedhje do të jenë të rregullta, ndoshta për herë të parë, sepse sic po shihet nuk ka shenja që do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, përvec nëse e vendos vet qeveria të shkojmë në zgjedhje sepse opozita nuk i ka votat për këtë. Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare”, shtoi Daka.

Ish kryetarja e KQZ-së, thotë se mundësia për të shkuar në zgjedhje mund të filloj në nëntor të këtij viti.

Ajo potencon se për zgjedhjet e jashtëzakonshme KQZ duhet të njoftohet së paku 45 ditë para ditës së zgjedhjeve.

“I bie që ndoshta në nëntor fillon mundësia për të shkuar në zgjedhje, por edhe në dhjetor edhe pse dhjetori nuk është i preferum nga askush, zakonisht nuk ka qenë i preferum për shkak të motit. Për zgjedhjet e jashtëzakonshme KQZ duhet të njoftohet së paku 45 ditë para ditës së zgjedhjeve”, përfundoi Daka, shkruan GazetaBlic.

VIDEO:

12/08/2024 09:21

Miratimi i katër ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Lushtaku kritikon VV-në: Çështje elektorale dhe pa analizë të mirëfilltë