• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dajaku: Rrahmani edhe si 16 vjeçar ka qenë lojtar i mirë tek Drenica, e mbizotëronte zhveshtoren edhe pse në moshë të re

05/21/2023 21:32
nga:Lorik J

Amir Rrahmanin tashmë të gjithë e njohim si lojtar kampion i Italisë, mirëpo nëse kthehemi pas në kohë, ai njihet si një lojtar që ka depërtuar në Evropë nga futbolli vendor, pra duke u zhvilluar fillimisht në elitën e futbollit kosovar.

Përveç Ramiz Sadikut, Amir Rrahmani ka luajtur edhe në ekipin e parë të Drenicës, ku kishte paraqitje të shkëlqyshme dhe më pas bëri hapin drejt transferimit në Shqipëri, për të mos u ndalur më pas, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish bashkëlojtari i tij tek Drenica, Taulant Dajaku zbulon detaje ekskluzive për “Expose” se si Amir Rrahmani filloi karrierën tek ekipi nga Skenderaj, ku si 16 vjeçar tregoi se vlen dhe aftësi të mira në këtë sport.

“Amiri ka qenë prej tipave të rinj që ka dalluar shumë që në kontaktin e parë që ke pasur me të për shkak se natyra e tij ka qenë shumë hapur, një i ri që ka aftësi për t`u socializuar shumë shpejt dhe kur ka ardhur te klubi jonë kemi qenë skeptik, por besimi që ka pasur trajneri Bylbyl Sokoli është një diçka që e ka nuhatur. Në stërvitjet e para ka qenë një lojtar fjalëpak, por shumë i qartë në idetë e veta se duhet punuar shumë për me arrit diçka. Çka Amiri është vërejt qysh në fillim, ka pas një natyrë punëtori edhe një aftësi të jashtëzakonshme për moshën, se si ai është socializuar, sepse vinte nga Prishtina në një qytezë të vogël siç është Skenderaj dhe për një periudhë të shkurtë ka krijuar një miqësi shumë të mirë”, kujton Dajaku për ‘Expose’, prodhim i ‘GazetaBlic Sport’.

Dajaku kujton se Rrahmani që nga mosha e re e kishte karakterin e fortë dhe mbizotëronte zhveshtoret. Ish bashkëlojtari i Rrahmanit ka folur se si ky detaj i futbollist kosovar arriti t’i sjell atij këto suksese që ka sot.

“Për shembull te Drenica ku ka luajtur për shkak të moshës së re ka pasur detyra specifike, të fitoj duelet, pasimi në linjat e para dhe e ka kryer me përpikmëri, por në rrugëtimin e tij nëse e sheh te Partizani ka fituar statusin e lojtarit lider për shkak të aftësive të tij. Me pas një afirmitet dhe socializim me grupin dhe ambientin, është e jashtëzakonshme dhe është një nga elementet kryesore që i ka dhënë vazhdimisht në karrierën e tij dhe kudo që ka qenë, është bërë protagonist i llojit të vet, sepse ka sjell harmoni në grup, në rend të parë dhe ai nuk ka bërë kurrë asnjë konflikt qoftë me stafin, qoftë me bashkëlojtarët. Aftësia e tij për ta mbizotëruar zhveshtoren edhe pse në moshë të re tregon edhe sot për atë shembullin që është krijuar, se edhe te Napoli është një lojtar i përkdhelur nga Spalletti për shkak të asaj që ai jep në fushë, por këtë e tregon edhe me mbajten e shiritit të kapitenit edhe me përulësinë që ka”, potencoi Dajaku.

/GazetaBlic Sport

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!