• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Çitaku: Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në teatër, po prodhon drama me skenar të dobët

04/18/2025 22:01
nga:Mergim Rreci

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës, respektivisht dështimin në dy seanca në miratim të Komisionit për mandate, në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin.

Sipas saj, më kohën që ne po flasim për numra në Kuvend, po harrojmë të flasim edhe për numrat më të rëndësishëm, ata me të cilët po përballen qytetarët e vendit, derisa paguajnë shërbimet elementare.

Ajo rikthesoi se PDK nuk është shkaktare e krizës në Kuvendin e Kosovës, madje tha se skenat e tilla janë turpshme, të cilat vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në kohën që ne po flasim për numra në Kuvend, po harrojmë të flasim edhe për numrat më të rëndësishëm, të cilët janë numrat që u vijnë familjeve kosovare në fund të muajit për të paguar energjinë elektrike, numrat në faturat e supermarketeve, ku shporta e qytetarit me produktet bazike është shtrenjtuar jashtëzakonisht shumë. Nuk po flasim për numrat në kontot e pensionistëve, prindërve tanë, gjyshërve tanë, jetesa e të cilëve është bërë e papërballueshme, të cilët duhet të zgjedhin mes ushqimit dhe barnave. PDK nuk është shkaktare e krizës në Kuvendin e Kosovës, të them të drejtën në dy seancat e fundit që ishim, jam ndjer shumë keq, sepse kam pa burra dhe gra që në momente të caktuara kanë sakrifikuar shumë për lirinë e vendit, dhe sot, 26 vite pas, të kemi shfaqje të tilla është e trupshme“, tha Çitaku.

Ajo shtoi se Ligji është i qartë, e thotë në mënyrë eksplicite që duhet të japë dorëheqje edhe qeveria në detyrë para se të marrë betimin në Kuvend, madje është i projektuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Çitakut, ndodhitë në seancën e dytë janë të turpshme, ku ka pasur një uzurpim të Kuvendit, me Vetëvendosjen që e ka kthyer atë në një teatër ku është shfaqur një dramë me skenar të dobët.

Ligji është i qartë, e thotë në mënyrë eksplicite që duhet të japë dorëheqje edhe qeveria në detyrë para se të marrë betimin në Kuvend, këtë ligj e ka sjellur Lëvizja Vetëvendosje. Krejt çka kemi kërkuar ne është të dërgohet një letër e qartë, ku personat në fjalë nga kabineti ekzekutiv të thonë se kanë dhënë dorëheqje, me automatizëm PDK-ja do ta votonte raportin e komisionit. Ajo se çfarë ka ndodhur në seancën e dytë është e turpshme, kemi pasur një uzurpim të Kuvendit, me Vetëvendosjen që e ka kthyer atë në një teatër ku është shfaqur një dramë me skenar të dobët. Kryesuesi e ka vetëm një funskion, ta hap dhe ta mbyll mbledhjen, jo të mbajë fjalime politike dhe jo të ndërrmar hapa kundër rregullores”, përfundoi Çitaku.

/GazetaBlic/