• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Çitaku: Përdorimi i aseteve ushtarake për operacione policore do të shkaktonte dëme të pariparueshme

12/03/2021 20:36
nga:M K

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, ka thënë se përdorimi i aseteve ushtarake për operacione policore do të shkaktonte dëme të pariparueshme.

E ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin“, prodhim i portalit GazetaBlic, Çitaku ka thënë se duhet pasur kujdes në FSK, sepse po të veprohej ashtu siç kërkonte zotëri Mehaj, do të sillte dëme të shumta për ne si vend.

“Kam frikë sepse me këtë qasje po rrezikojmë shumë. Çka nëse këto asete do të përdoreshin? Pra, dëmet do të ishin të pariparueshme sa i përket raportit tonë me faktorin ndërkombëtar, e në veçanti atë me SHBA-të”, tha ndër të tjerash Çitaku.

/GazetaBlic/