Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosvoës, është e ftuara e radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin.
Çitaku thotë se pas konstituimit të qeverisë PDK do ta inicioj menjëherë shkarkimin e bordit të ZRRE, dhe ata persona do të ndiqen penalisht.
Tutje ajo thotë se ZRRE është mashë e qeverisë, ku shton se nuk kanë asnjë lloj pavarsie, mendimi dhe analizë të vetën thjeshtë janë një mashë e zgjatur e qeverisë.
“PDK do të inicoj menjëherë shkarkimin e bordit të ZRRE, bordi i ri e merr vendimin tjetër. Kurti e ka shkel cdo fjalë që e ka thënë. Gjëja e parë që do të bëjmë është shkarkimi i bordit dhe ata njerëz edhe penalisht do të ndiqen. Ata duhet të ndiqen edhe penalisht, çdo hap që e kanë ndërmarrë ata e kanë detyrim ligjor që me pas konsult me qytetarin, me grupet e interesit. Për kë po punojnë ata njerëz që po dëshirojn ti rrënojnë familjet tona? Unë mendoj që ata shërbejnë si mashë e qeverisë, nuk kanë asnjë lloj pavarsie, asnjë lloj mendimi e analize të vetën, ata janë thjeshtë një mashë e zgjatur e qeverisë“, tha ajo.
Ndër të tjera ajo thotë se gjëja tjetër që do ta bëjë PDK, është që ta shkruaj vet statutin e Asociacionit të cilin do ta bëjnë në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne nuk i kemi shkëput asnjëherë kontaktet me aleatët tanë, Bedri Hamza ka pas takime në Shtëpinë e Bardhë, në departament të shtetit, takime ka pas edhe kryetari Krasniqi pra kemi takime të mjaftueshme. PDK do ta shkruaj vet statutin e Asociacionit, kur se bën vet ta sjellin në tavolinë por ne do ta bëjmë vet në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese“, u shpreh Çitaku.