• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Çitaku mohon zërat e fundit: S’jemi takuar e s’ka koalicion me LDK-në në Prishtinë

12/03/2021 20:48
nga:M K

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar zërat e fundit rreth një koalicioni mes PDK-së e LDK-së në kryeqytet.

E ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin“, prodhim i portalit GazetaBlic, ajo ka thënë se nuk e di se ku e kanë burimin këto siç i quajti ajo spekulime, teksa në fund fare edhe mohoi të ketë pasur një takim potencial me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike në kryeqendër.

“Kam dëgjuar shumë zëra ditëve të fundit. Megjithatë mund të konsideroj se janë spekulime. Nuk e di ku e kanë burimin këto zëra. Me garancë, që s’ka takime e s’ka as koalicion me LDK-në në Prishtinë”, tha ndër të tjerash Çitaku.

/GazetaBlic/