• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Çitaku: Dyshojë në reflektim të Kurtit, nëse e bën, Kosovën e pret krizë e re

06/30/2023 21:05
nga:G C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në Blic Interview me Astrit Gashin ka hedhur kritika të ashpra për qasjen e kryeministrit Kurti në raport me ndërkombëtarët.

Çitaku thotë se, kryeministri Kurti është arsyeja kryesore që Kosova po rrezikon të ardhmen e saj euroatlantike.

“Kryeministri Kurti me sjelljen e tij avanturske jo vetëm që po e rrezikon veriun e Kosovës, po e rrezikon tërë Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ne nuk kemi nevojë të hymë në avantura të tilla”, tha Çitaku.

“Veriu i vendit ka nevojë për zgjidhje politike, kryeministri duhet të ulet në tavolinë. Audienca e tij nuk është Beogradi, nuk fiton Kosova në përballje me Beogradin pa ndihmën e aleatëve”, shtoi ajo.

Sipas Çitakut, nëse kryeministri Kurti reflekton atëherë po përgatitet një krizë e re për Kosovën.

“Dy kryetarët tanë janë përballur me një fushatë tërësisht pa denjë të fyerjeve, vetëm pse kanë pranuar të punojnë nga zyret alternative. Kryeministri duhet ta ketë të qartë që ne nuk kemi nevojë për kriza të vazhueshme, sepse prodhojnë efekte negative edhe në fushën e ekonomisë. Do të doja që kryeministri të reflektojë, e dyshojë, por nëse e bën është një lëvizje e tij taktike deri në formimin e krizës së radhës”, tha Çitaku.