Lajme

Bytyqi: Këta qeveritarë po “lulëzojnë” nga krimet politike, qytetarët e kanë kuptuar kush është mashtruesi këtu

02/08/2024 19:19
nga:G C

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi thotë se Qeveria Kurti po lulëzon nga pazaret dhe krimet politike.

Bytyqi në një prononcim për GazetaBlic shton se ministrja Gërvalla duhet të zgjohet nga gjumi.

“Nuk pritet diçka ndryshe nga Donika Gërvalla. Megjithatë unë i sugjeroj të zgjohet nga gjumi me pa realitetin se kush është ka “lulëzon” nga pazaret e krimet politike. Nuk është mirë me rrejt veten, siç po ia bëjnë këta”, tha Bytyqi.

Sipas Bytyqit, qytetarët tash e dinë se Qeveria Kurti janë mashtrues dhe sipas saj askush nuk është duke iu besuar më.

“Nuk është duke ju besu me askush sepse të vetmen gjë që e kanë bo më së miri është veç propaganda, por e mira e gjithë kësaj është që njerëzit po e kuptojnë se kush është mashtruesi këtu”, tha Bytyqi për GazetaBlic.

Gërvalla reagon ndaj kritikave të Opozitës, i akuzon për pazare e krime politike

Besnik Tahiri tregon çka duhet të kërkojë Kurti sot në Këshillin e Sigurimit

Haki Abazi: Donika Gërvalla prodhon veç skandale

Deklarata e Gërvallës për opozitën, vjen reagimi i parë nga LDK

“Pazare, krime politike” – Kritikat e Gërvallës për opozitën, i reagon edhe Time Kadrijaj: Vëmendja juaj duhet të jetë në OKB