Lajme

Besnik Tahiri tregon çka duhet të kërkojë Kurti sot në Këshillin e Sigurimit

02/08/2024 18:22
nga:G C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk duhet të shpenzojë energji duke u marrë me opozitën.

Tahiri në një prononcim për GazetaBlic thekson se, sot i gjithë fokusi duhet të jetë në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Ai thotë se dënimi i sulmit në Banjskë duhet të jetë edhe kërkesa e kryeministrit Kurti.

“Në Strasburg miratohet Rezoluta e radhës për inicimin e hetimeve të manipulimit të zgjedhjeve nga Vuçiq. Ai sot do të provoj ta shfrytëzoj Kosovën dhe seancën e Këshilit të Sigurimit për ta zhvendosur vëmendjen nga kjo temë. E vetmja gjë që Këshilli i Sigurimit do të duhej të bënte, është ta dënoj sulmin terrorist në Banjska dhe t’i hapë udhë një hetimi ndërkombëtar për të konstatuar implikimin direkt të Vuçiq në këtë sulm. Në fakt këtë duhet ta shtroj si kërkesë Kurti në këtë format”, tha Tahiri.

“Ky duhet të jetë fokusi, këtu të shpenzohet energjia jo te opozita”, përfundon Tahiri për GazetaBlic.

Deklarata e Gërvallës për opozitën, vjen reagimi i parë nga LDK

“Pazare, krime politike” – Kritikat e Gërvallës për opozitën, i reagon edhe Time Kadrijaj: Vëmendja juaj duhet të jetë në OKB

Haki Abazi: Donika Gërvalla prodhon veç skandale