Lajme

Deklarata e Gërvallës për opozitën, vjen reagimi i parë nga LDK

02/08/2024 16:59
nga:G C

Shqipe Pantina nga LDK-ja thotë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla vjen shumë shpesh me deklarata jodiplomatike.

Pantina në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Gërvalla me deklaratat e pamtura po rrezikon edhe raportet me shtetet tjera.

Ndërsa tutje, ajo thotë se me opozitën nuk ka tentuar të ketë asnjë komunikim.

“Tashmë nuk është kurrfarë risie të dëgjojmë deklarata nga Gërvalla, të cilat vetëm deklarata diplomatike nuk janë. Me deklaratat e saja të pamatura, ajo shumë shpesh ka rrezikuar të cenoj raportet edhe me shtetet tjera, se me opozitën as që ka tentuar të krijojë ndonjë urë komunikimi”, tha Pantina.

Ajo shpreson që Gërvalla të mos bëjë deklarata të kësaj fryme edhe sonte në OKB.

“Unë vetëm shpresoj që mos të bëjë deklarata të kësaj fryme edhe në ndonjë takim me diplomatët sonte në OKB”, tha Pantina për GazetaBlic.

Gërvalla reagon ndaj kritikave të Opozitës, i akuzon për pazare e krime politike