Lajme

“Pazare, krime politike” – Kritikat e Gërvallës për opozitën, i reagon edhe Time Kadrijaj: Vëmendja juaj duhet të jetë në OKB

02/08/2024 18:00
nga:G C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se ministrja duhet ta ketë sot vëmendjen se si ta mbrojë Kosovën në OKB dhe jo të merret me opozitën.

Kadrijaj këtë deklaratë e tha për GazetaBlic.

“Mirë që ministrja paska gjetë kohë me fol për opozitën, në këtë ditë ku vëmendjen dhe angazhimin duhet ta ketë si ta mbrojë Kosovën në OKB, pas situatës së krijuar në Kosovë dhe deklaratat e aleatëve tanë për mos-koordinim me ta, për veprimet e një anshme”, tha Kadrijaj.

“Kjo ka qenë pikë e caktuar më heret dhe askush s’e ka ditë që do të korespodoje me këtë ditë”.

“Ky komision hetimi thjesht ka mundur të votohet pa debat, por kanë qenë deputetët e VV’së që kanë zgjeru debatin dhe gjithë kanë kundërshtuar formimin e këtij komisioni që s’kanë të drejtë”, tha tutje Kadrijaj për GazetaBlic.

Deklarata e Gërvallës për opozitën, vjen reagimi i parë nga LDK

Haki Abazi: Donika Gërvalla prodhon veç skandale

Gërvalla reagon ndaj kritikave të Opozitës, i akuzon për pazare e krime politike