• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Buzhala: Albin Kurti e ka ‘djeg’ si diplomat, Jeff Hovenier!

02/23/2024 21:56
nga:Y I

Gazetari, Berat Buzhala, deklaroi se Glauk Konjufca është ‘lojtari’ politik më racional në Kosovë.

Ai në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ deklaroi se “nëse ja heq Albinin mos me pa nja dy javë, i kishte bë gjërat mirë”

“Glauk Konjufca është lojtar racional, më racionali prej tyre është Glauku. Nëse ja heq Albinin mos me pa nja dy javë, unë mendoj se i kishte bë gjërat mirë. Garant si të shkon në takim aty, i ‘dridhen pak gjujt’ dhe thotë mirë e ka shefi. Në kushte të lira si ‘atom i lirë’, Glauku është më racionali. Ai tha ‘prespektiva amerikane ndryshon prej tones’ dhe me të drejtë. Kur je pjesë e Aleancës, ti a po mendon se ska Estonia të tjera prioritete. Konjufca deklaroi se ‘Amerika e ka prespektivën e vet që duhet me respektu na, por edhe ne i kemi do detyra’

“Pajtohna, por t’i duhet me pas edhe atë shqisën me dit a je duke bërë probleme. Amerika e ka vetëm një Sekretar Amerikan të Shtetit, dhe duke parë qa po ndodh në Rusi, Tajvan e plot gjëra, nuk do të duhej të ishte dinari që ju merr energji aq të madhe se pret ky dinar se atu ka qenë. Nuk është problemi më i madh, bëhuni pak më vizionar, shiheni konceptin. Ti e ke Asociacionin, ‘qitja kulmin, mbylle këtë proces’, krejt këto të tjerat kanë me u palu si ‘domino’. Mos shih me ba gjëra që i tejkalon Asociacioni”

Tutje Buzhala tha se ‘viktimë’ në çështjen e dianarit është ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai potencoi se i njëjti ka investu tek Kurti por se ky i fundit e ka ‘djeg’ si diplomat.

“Estabilishmenti aktual politik nuk kanë diskrecion me Amerikën. Viktimë këtu është Hovenier i cili në pikpamjen time ka investu shumë tek Albini. Ka provu me kultivu raporte miqësore me të. Hovenier e ka rujt Albinin, ndërsa ai të njëjtin e ka djeg si diplomat” deklaroi Buzhala në Blic Interview.

VIDEO:

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend