• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bunjaku Rexhepi: E padrejtë të paguhet rryma e serbëve në veri që shpenzohet ilegalisht

05/28/2021 21:43
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha se gjithmonë ka qenë kundër që të paguhet rryma në Veri.

“Unë jam kundër dhe kam qenë kundër që serbëve në Veri t’iu paguhet rryma, kemi tregu se është marrëveshja për shkak të cilës Kosova mund të dëmtohet që të mos jetë pjesë e ETSO-s, por për krejt kësaj Qeveria Kurti duhet t’iu dalë ballë të gjitha këtyre prioriteteve dhe është e padrejtë të paguhet rryma e serbëve në veri me mjete ilegale në këtë rast “

Ajo tutje theksoi se gjatë diskutimeve që kanë patur me LVV-në ata e kanë kundërshtuar pagesën e rrymës në Veri, por pas bisedimeve me shefin ndryshuan qëndrim.

“Një javë para, gjatë diskutimeve tona, partia në pushtet kundërshtoj pagesën e rrymës ndërsa një javë pas e ndërruan qëndrimin, pas konsultimit me shefin e vet dhe u thirren edhe ata të KOSTT-ti dhe ata të partisë në pushtet se patjetër duhe t’i ndajmë 11 milionë euro, për shkak të marrëveshjes së 2013 për të cilën kundërshtojshin edhe në rrugë edhe në parlament. Bile së paku në atë kohë kur qeveria Hoti e ka paguar rrymën në Veri nuk kanë qenë të aktivizuar këto kriptovalutat që tanimë janë në veri. Tani të gjithë ata bashkarisht, me ngulm insistojshin që t’i ndasheshin mjetet KOSTT-it për rymën në veri, mirëpo arsyetimi i tyre ishte i pabazuar dhe me ngulm thonin që rrymën ta paguajn KOSTT-I dhe kjo i bie që sikur me pagu rrymen Qeveria si KOSTT-I sepse janë para të taksa- pagusve tanë, për mua është jo e drejtë të manipulohet në këtë formë se kinse rrymën e ka paguar KOSTT-I dhe jo Qeveria për rrymën në Veri” tha Bunjaku për “Expose”