• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Buja: Nëse hyn në garë Sami Lushtaku, do ta fitojë Skenderajin!

07/02/2021 21:23
nga:M K

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, beson se Sami Lushtaku do ta fitojë garën në Skenderaj, gjithmonë nëse kandidon.

Ai, në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, ka deklaruar se nëse bashkëpartiaku i tij kandidon, jo për shkaqe ligjore, pasi gëzon të drejtë, do ta fitojë komunën.

“Unë besoj se nëse Lushtaku kandidon, jo për arsye ligjore, pasi ka të drejtë, do ta fitojë. Nuk po them pa balotazh ose me përqindje të caktuar, por do ta fitojë”, ka shtuar ndër të tjera Buja.

/GazetaBlic/