• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Blerim Gashi: Albin Kurti po ia matë pulsin opozitës për zgjedhje, kryeministri ndryshoi edhe rrjedhën e dialogut me Serbinë

03/31/2024 21:36
nga:G C

Analisti politik, Blerim Gashi thotë se Albin Kurti ka treguar profesionalizëm në këto vite të qeverisjes, por sipas tij, prap ka ngecje.

Gashi tha se ngecjet janë në politikat e brendshme, përfshirë këtu shëndetësinë dhe arsimin.

“Në këto tri vite qeverisje, Albin Kurti ka performuar me një qasje mjaft profesionale, por ka pasë edhe ngecje në disa nga fushat e politikës së brendshme, siç janë shëndetësia dhe arsimi”, tha Gashi.

Ndërsa, për çështjen e dialogut, Gashi thotë se Albin Kurti ka ndryshuar rrjedhën e dialogut me Serbinë.

“Me Albin Kurtin ka ndryshuar edhe rrjedha e dialogut me Serbinë, nëse nuk e pranojmë këtë, atëherë ne jemi duke jetuar në iluzion”, tha ai.

Ofertën e kryeministrit Kurti për zgjedhje, Gashi po e sheh si metodë për t’ia matur pulsin opozitës.

“Gatitshmërinë e Kurtit për të shkuar në zgjedhje nuk e shoh si dorëzim. Nuk besoj se Albin Kurti mendon se Kosova ka nevojë për ndonjë destablizim politik, për të ardhur tek zgjedhjet e reja. Kjo është një metodë politike për t’ia matur pulsin opozitës dhe të shohin sa janë të gatshëm për zgjedhje”, tha Gashi.

“Sa i përket suksesit në integrimet evropiane, ka qenë i pjesërishëm. Por, kjo nuk ka ndodhë për shkak të ndonjë problemi tek ne, por më shumë si pasojë e gjendjes së re te krijuar në Ukrainë”, përfundon Gashi për Expose.