• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bilall Sherifi: Kurti e ka pranuar Asociacionin, por po e mban fshehur para publikut

01/20/2024 12:06
nga:Sh R

Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se nëse opozita nuk kërkon seriozisht zgjedhje, atëherë le të mos e votoj shpërbërjen e Kuvendit, dhe le të kerkojnë dorëheqjen e kryeministrit, dhe vendi të shkon në zgjedhje.

“Nëse nuk e kanë seriozisht, atëherë le të mos e votojnë shpërbërjen e Kuvendit dhe le të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe le të shkon vendi në zgjedhje, pastah sic e parashikon aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe presidentes i hapet rruga që ti shpall zgjedhjet e reja”, tha Sherifi.

Sherifi thotë se për shkak të deklaratave me Asociacionin nuk e marr seriozisht Glauk Konjufcën.

“Glauk Konjufcën e kam marrë seriozisht një kohë bukur gjatë, nga momenti kur ka thënë as asi as ksi, pastaj ka thënë edhe ksi edhe asi. Unë më nuk e marrë seriozisht, sepse po del që ai është një lloj, e ka një rol për të gjuajtur në publik cdo gjë që i kërkon Albini për të matë dhe për të testuar dispononimin publik por jo për të thënë të vërtetën. Kryetarin e Kuvendit një kohë të gjatë sa ka qenë në opozitë e kam marrë seriozisht, nga momentui kur ka thënë për Asociacionin ashtu nuk e marrë më seriozisht”, shtoi ai.

Tutje ai thotë se sondazhet janë indikacione që tregojnë që qeveria kanë shumicën dhe nuk janë detyrimisht fakte.

“Sonadazhet janë indikacione, që nuk janë detyrimisht fakte, janë indikacione që tregojnë që qeveria ka shumicën, por detyra e opozitës nuk është me u blloku në atë se sa është përqindja, por me u shqetësu pse indikacionet janë nga qeveria dhe jo nga opozita”, theksoi tutje.

Ai thotë se detyra e opozitës është që t’i përsëritë dhe t’ua rikujtonë qytetarëve skandalet e qeverisë Kurti.

“Detyra jonë e opozitës është që vazhdimisht t’i përsërit dhe t’ia rikujton qytetarëve skandalet e kësaj qeverie, gabimet, paftësinë. Është krim ajo çka ka bërë me buxhetin, krim financiar të ndash disa qindra miliona në buxhet në kohë të inflacionit, në vend se ti hargjosh sa më shpejt që mos ti kap inflacioni është krim financiar”, u shpreh Sherifi.

Sherifi thotë se telashet që Kurti ia ka sjell vendit janë me pranimin e marrëveshjes të Brukselit dhe të Ohrit.

“Drafti i statutit është i keq dhe sipas gjitha gjasave siç po shihet, Kurti e ka pranuar por don ta mbaj të fshehur para publikut sespe i frikësohet reaksionit të votuesve të tij,  për të tjerët nuk i intereson. Tash shqetësimin kryesor e ka si t’ia shes, jo si ta shpëtoj Kosovën nga drafti por si t’ia shes votuesve të tij draftin e Asociacionit”, përfundoi Sherifi shkruan Gazeta Blic.