• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Besnik Tahiri: Pushteti po dëshiron ta kapë KPK-në dhe pozitën e kryeprokurorit

05/14/2023 21:28
nga:N M

Se Kosova nuk ka një kryeprokuror, sipas shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tashmë dihet dhe ka një adresë, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, fajtor për këtë është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili sipas tij flet në emër edhe të dy liderëve të tjerë të institucioneve, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca, duke adresuar akuza prej më të rëndave ndaj kandidatit për kryeprokuror.

“Në historinë më të re të Kosovës, nuk dihet dhe nuk mbahet mend një moment kur kryeministri flet në emër të tij, në emër të kryetarit të Kuvendit në emër të presidentes, për kryeprokurorin. Dihet shumë saktë që pushtetet janë të ndarë, dihet dhe nuk duhet që një kryeministër të ketë PO apo JO për zgjedhjen e një kryeprokurori. Ajo çka ka ndodh në Kuvendin e Kosovës, deklarimet që i ka bërë kryeministri që flet në emër të Konjufcës dhe  Osmanit se nuk e mbështesin një kandiat që e ka zgjedhur një organ i pavarur, është godjta më e madhe që i është dhënë sistemit të drejtësisë dhe kjo do të reflektoj edhe në raportet Bashkimit Evropian, por njëkohësisht do ta dëmtoj edhe sundimin e ligjit në Kosovë”, thotë ai.

”Ju e dini shumë mirë që të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese, po flasim për Gjyakëtn Kushtetuese, nuk po mund të sjellin një gjykatës, nuk po mund ta zgjedhin kryeprokurorin, nuk po mund ta zgjedhin guvernatorin e BQK, KPM është e pa përmbushur dhe pa Bordin e saj. Të gjitha këto janë institucione të pavarura, janë të pa papërmbushura përderisa kemi një qeverisje 2 vjeçare e gjysmë. Kjo tregon për pazotësi, për qëllim politik për ndikim dhe e treta jo besim në institucione të pavarura… Në demokraci duhet të ndahen rolet, roli ynë në Kuvend është legjilsativ, roli në Qeveri është ekzekutiv, përderisa roli në drejtësi është puro i pavarur, është punuar gjatë, është punuar shumë që të ruhet kjo, kjo nuk po ndodh dhe synimi nuk është për ta ruajtur, por në fakt për t`i kapur këto institucione të pavarura”, vlerësoi Tahiri.

Sipas Besnik Tahirit, prapa krejt kësaj çështje nuk fshihen arsyetimet e pushtetit se janë në procedurë të ankimimit, ankesat e disa kandidatëve të tjerë, por që sipas tij pushteti po vazhdon të kap institucionet e ndryshme.

Ai ka thënë se është i bindur se nuk ka asnjë ankesë në këtë proces nga ndonjë kandidat për kryeprokuror të shtetit.

“Tani praktikat në të kaluarën kanë treguar që presidenti ose presidentja ka dekretuar një propozim të KPK që e ka bërë, kjo nuk po ndodh, në aspektin kushtetues është një hapësirë e interpretimit se nuk dimë se si të sillemi. Ajo që unë kisha thënë dhe sugjeruar që kësaj çështje ti ipet një epilog për shkak se nuk ka kthim mbrapa, sepse emërimin e bënë vetëm institucioni që kërkon përgjegjësi dhe ka një llogaridhënie mes kryeprokurorit dhe të Këshillit Prokurorial, dhe duke mos e pasur këtë përgjegjësi të gjitha instancat tjera janë të kontestimi. Në qoftë se ka kontestim, duhet me dal publikisht me thënë z. Blerim Isufaj nuk mund të jetë kryeprokuror për 1, 2, 3, 4 arsye, në qoftë se ka, por po shihet se nuk ka dhe se po shihet se që një vit nuk ka asnjë deklarim për këtë, përndryshe jemi në një situatë shumë të rëndë, jemi në një situatë ku një institucion tepër i rëndësishëm, KPK, është pa kryeprokuror”, tha ai.