• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tahiri: Kurti po ia imponon zgjedhjet Kosovës, që ta vendosë një president të kontrollueshëm- Vendi është në situatë të rëndë!

02/28/2026 10:32
nga:Sh R

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ishte i ftuari i radhës në emisionon BlicIntervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka deklaruar se vendi nuk do të duhej të shkonte në zgjedhje, por sipas tij, kjo situatë po imponohet nga Albin Kurti.

Ai thkesoi se qëllimi i Kurtit është vendosja e një personaliteti të kontrollueshëm në zyrën e presidentit.

Tutje shtoi se në mungesë të një agjende të përbashkët opozitare, kryeministri po përfiton politikisht duke krijuar narrativën se vetëm ai ka agjendë, ndërsa opozita jo.

“Kosova nuk ish dashtë me shku në zgjedhje mirëpo Kosovës është duke ia inponu zgjedhjet Albin Kurti, i cili po don me vendos një personalitet të kontrollueshëm në zyrën e presidentit. Dhe në të njejtën kohë në mungësë të një agjende opozitare, kjo po i bie që ai po fiton politikisht duke justifiku që unë kam agjendë e këta nuk kanë agjendë”, vlerësoi ai.

Sipas tij, Kosova ndodhet në pozitën më të pafavorshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nuk ka luksin të mbetet në këtë situatë,

“Kosova është bukur në situtatë të rëndë, kur shohim ekonominë është buzë kolapsit, kur shohim rritjen e cmimeve, energjinë, stabilitetin institucional, ne jemi në pozicionin më të keq të mundshëm në Ballkanin Perëndimorë. Na nuk kemi luks me nejt në këtë situatë, e ky luks iu konvenon vetëm atyre që janë në zyre”, tha ai.

Tahiri kritikoi edhe rritjen e numrit të ministrive nga Lëvizja Vetëvendosje në 19, duke pretenduar se kjo është bërë për konsolidim të pushtetit partiak dhe për sistemim të njerëzve të partisë, e jo për shkak të nevojave të koalicioneve, siç kishte ndodhur në të kaluarën.

“LVV i ka rritë qeverinë në 19 ministri. Ne e pamë që rritja e ministrive ndodhi për konsolidim të pushtetit të partisë dhe njerëzve të partisë, për shkak se kur janë rritë ministrit në të kaluarën janë rrit për shkak të koalicioneve. Jemi tu fol për një instalim të drejtëpërdrejtë të partisë në pushtet në institcionet publike me mbi 550 njerëz të emëruar politik. Dy opsione janë, së pari me mendimin tim, nesër ish dasht me u ulë me një tryezë e partive parlamentare në Kuvend dhe me diskutu se cka po bëjëm, a po e vendosim një profil të pavarur, serioz dhe me integritet në zyrën e presidentit apo jo”përfundoi ai.