• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Berisha me paralajmërim të frikshëm: Mund të kemi masa shtesë, do të prekin sektorin e Sigurisë dhe Mbrojtjes

06/23/2024 21:08
nga:G C

Deputeti i partisë më të madhe opozitare (PDK), Hisen Berisha vazhdon ta fajësojë Qeverinë Kurti për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian drejt Kosovës.

Berisha për “Expose”, prodhim i GazetaBlic thekson se, masat të tjera ishin të paralajmëruara.

“Masat kanë qenë të nxitura apo shkaktuara nga vendimet politike që Qeveria ka marrë e të cilat kanë qenë të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë. E dini arsyen dhe shkakun kur janë vendos këto masa në çfarë procesi politik kemi qenë, të një presioni ndërkombëtar për mos-koordinim të veprimeve politike të cilat kanë sjellë deri tek dezorganizimi i atyre arritjeve që ishin bërë në procesin e integrimit të Komunitetit serb që janë kategori kushtetuese dhe s’mund t’i shmangë nga institucionet. Pastaj masat u ndërmorën nga Bashkimi Evropian, e dini që kanë qenë të përcjella edhe me masat e largimit nga çertifikimi i kapaciteteve ushtarake. Këto nuk ishin të vetmet masa, ishin paralajmëruar edhe të tjera nëse Qeveria nuk do të bënte kthesën e shtendosjes në Veri”, tha Berisha.

Berisha shton se, tash është edhe koha kur këto masa do ta bëjnë efektin e tyre, madje ai paralajmëron se ky muaj do të jetë definues, nëse Kosova do të ketë masa tjerë shtesë.

“Pas asaj marrëveshjes dhe kushteve të Bratisllavës që qeveria jonë i ka pranu përfshirë edhe zbatimin e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare të Koosvës dhe atyre tre hapave shtensionues në veri, pranimit të Statusit për Asociacionin i cili thjesht predikon atje krijimin e një entiteti territorial paralel me Qeverinë dhe shtetin e Kosovës. Tani jemi në situatën kur këto masa fillojnë me dhan efektin e vet . Kosova do të përballet me implementimin e këtyre detyrimeve dhe nëse nuk e bën pastaj masat mbesin. Ajo çfarë është me e keqe dhe më shqetësuese është paralajmërimi i masave shtesë. Unë mendoj se muaji qershor do ta definoj nëse Kosova do të ketë edhe masa të tjera shtesë. Jo që nuk hiqen ato se e bëri të ditur ndërmjetësi i Bashkimit Evropian se ‘Kosova duhet të përmbushë kushtet e saj për heqjen e masave”, tha Berisha.

Ai thotë se masat aktuale nuk do të hiqen, madje sipas tij, masat tjera shtesë do rë prekin sektorinë e sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Masat janë vendos për një arsye edhe pse është shumë e padrejtë. Unë e gjykoj shumë të padrejtë vendosjen e masave nga Bashkimi Evropian , masat dhe presioni diplomatik duhet të orientohet nga Serbia sepse ato janë subjekti i cili është duke shkaktuar destruksionin edhe situatën e tendosur në veri të Kosovës dhe në Kosovë. E bëri të ditur ‘dështaku i Bashkimit Evropian’ diploamti Lajçak se nuk hiqen . Unë nuk e shoh vetëm këtë shqetësim unë e shoh edhe mundësinë e vendosjes së masave shtesë dhe mos të harrojmë se këto masa pastaj do të kalojnë në nivel edhe më të lartë edhe këtu presioni pastaj do të vjen drejtpërdrejt nga SHBA-të. Masat tjera do të prekin në segmente shumë të ndjeshme të Kosovës siç janë siguria dhe mbrojtja” , tha Berisha për GazetaBlic.