• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Berat Buzhala: Albin Kurti s’ka mundësi t’i marrë më 50%, është njeri që nuk kryen punë

02/23/2024 22:06
nga:G C

Gazetari , Berat Bushala ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ku kritikoi qasjen e deputetëve të pushtetit, veçanarisht të Mefail Bajqinovcit dhe të Dimal Bashës.

Buzhala thotë se gjuha e tyre është e ngjashme me atë të Vox Popave që bëhet në shesh, teksa shton se fjala e tyre s’ka peshë.

“Gjuha e Mefailit dhe Dimalit është e Vox Popave në sheshin “Nënë Tereza”. Prej krejt të metave që i kemi pas, së paku në vitet e 90’ta e ke ditur se kush po fol, por tani fjala e tyre s’ka pikë peshe”, tha Buzhala.

Buzhala thotë se përmes një burim të tij, ka verifikuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka këkuar shkarkimin e ambasadorit gjerman, Joern Rohde. Ai shton se edhe pse Gërvalla ka demantuar një lajm të tillë, Ambasada nuk e bëri.

“Kemi shkuar aq larg sa Ministrja e Punëve të Jashtme kërkon shkarkimin e ambasadorit të Gjermanisë. Ministrja e demantoi, por jo edhe ambasada. Nuk e dinë se çfarë është duke folur. Edhe unë e kam verifikuar me një burim tjetër, që Gërvalla ka kërkuar një gjë të tillë. Në kushte normale, reagon ambasada”, tha Buzhala.

Buzhala foli edhe për marrëveshjet e dakorduara në Ohër e Bruksel, ku thotë se kryeministri Kurti nuk do t’i implementojë marrëveshjet, ku e përshkruan edhe si “njeri që nuk kryen punë”.

Prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti, sipas Buzhalës, asnjë punë nuk është kryer përfundimisht, madje sipas tij, VV’ja pa koalicion është larg 50%.

“Albini nuk e implementon marrëveshjen, ky është njeri që nuk kryen punë. Ky do t’ia lë këto, atyre të tjerëve që vijnë pas tij. Unë besoj se do të humb në zgjedhjet e ardhshme, fitues do të dalë, por vetëm jo, 50% s’mundet me marrë më. Albin Kurti nuk e ka kryer asnjë punë prej A-së deri në Zh. Neve nuk na duhet nënshkrimi i Vuçiqit në marrëveshje, na duhet PO-ja e Amerikës në marrëveshje”, tha Buzhala në Blic Interview.

VIDEO:

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend