• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ben Blushi: Emigrim masiv do të ketë edhe në Kosovë – Këto janë arsyet

12/16/2023 12:23
nga:G C

Publicisti Ben Blushi e sheh emigrimin si një trend rajonal, teksa për aryset pse njerëzit po ikin nga Shqipëria e Kosova, sipas tij, janë të ndryshme.

Blushi thotë se Kosova nuk ka stabilitet dhe pavarësi të garantuar.

“Emigrimi është trend rajonal, në qoftëse Kosova vazhdon të mos ketë stabilitet natyrisht që shumë njerëz do të ikin. Kosova duke mos-pasur stabilitet dhe pavarësi të garantuar, qeveritë do të harxhojnë energjitë veç për sigurinë e brendshme, jo në reforma ekonomike dhe kjo do të ndikojë në cilësinë e jetës.

Edhe Shqipëria ka arsyet e veta, që Kosova nuk i ka. Shqipëria ka qenë një vend i izoluar për 50 vjet, por qytetarët e Kosovës kanë qenë në një vend pa pavërsi, por me njëfar lirie”, tha Blushi.

“Shqiptarët janë të pakënaqur siç janë italianët, sllovenët e kroatët. Ata mendojnë se ka vende që jetohet më mirë dhe shkojnë atje. Nuk ka popuj të kënaqur, edhe nëse shkon në Dubai, Arabi Saudite, Indi e sheh që nuk lejojnë opozitë dhe e sheh që janë të lumtur.

“Shqiptarët, kosovarët, serbët, italianët e francezët janë të pakënaqur sepse qeverisen keq, por thelbi i saj është se demokracia nuk po jep atë që njerëzit prisnin. Shqipëria është e zhvilluar, por njerëzit mendojnë se do te duhej të zhvillohej pak më shpejt”, tha Blushi tutje në Blic Interview.