I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Behrami duke folur në lidhje me dënim që iu dha katërshes së UÇK-së deklaroi se Kosova nuk ishte e përgatitur për dënimin.
“Ka patur zëra të tillë të cilët fatkeqësisht nuk i kemi dëgju, për shembull e kemi Pier Prosper, për një mik tonin gazetar e ka dhënë një intervistë, ka qenë viti 2022-2023, në fillim të procesit, dhe ai ka thënë se…”unë kam qenë ambasador për krime lufte, e kam monitoru ndërtimin e gjykatave hibride ndërkombëtare” dhe ka deklaru se diçka të tilë nuk ka pa kurrë. Edhe ai po ashtu ka thënë se ‘këtë betejë Kosova nuk mundet me fitu në sallë të gjyqit, kjo betejë fitohet veç diplomatikisht dhe politikisht’.
Behrami tha se ‘zëri i Kosovës për Gjykatën Speciale kurrë nuk ka arrit në Shtëpi të Bardhë’.
“E këtu ne kemi dështu, sepse Kosova edhe Qeveria në vazhdimësi psh pa dashur ta politizoj por është me rëndësi me e cek, zoti Kurti është marrë me këtë punë veç një herë edhe e ka ba një takim me avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së. Ne u patëm gëzu në atë kohë, thamë që më në fund qeveria mori një iniciativë, me ba diçka për t’a. Diskutimi ka qenë qysh me reduktu shpenzimet e avokatëve, me ba veç një avokat për të gjithë sepse ai duke u nis prej përvojës së vet të viteve të 90-ta, ka mendu se ata janë të burgosur politik dhe rrjedhimisht nuk kanë nevojë për avokat, pra tu mendu se aty është individi dhe nuk është Kosova, nuk është UÇK-ja nuk është historia. Jam i bindur se ai ( Kurti) mendon se ata s’duhet me pas avokat hiq, duhet me qenë pa avokat. Nuk është çështja e avokatëve sepse ne kemi arrit me pas avokat, ne çfarë nuk kemi pas është ‘zëri i Kosovës për Gjykatën Speciale kurrë nuk ka arrit në Shtëpi të Bardhë”, nuk kemi patur asnjë kampanjë diplomatike” deklaroi Behrami në Blic Intterview raporton “Gazeta Blic”.
VIDEO:


