• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bashkëkryetari i Guxo: Asociacioni i vitit 2015, për ne si parti, është i papranueshëm!

12/01/2023 21:49
nga:Y I

Bashkëkryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, i ftuar në Blic Interview është pyetur në lidhje me deklaratën e bashkëpartiakes së tij, Donika Gërvalla, e cila pas sulmit në Banjskë ka thënë se “Asociacioni ka vdekur”.

Peci tha se Donika Gërvalla ka deklaruar se “Asociacioni është i vdekur” duke aludu në Asociacionin si përmbajtje i vitit 2015.

“Donika Gërvalla si Ministre e Punëve të Jashtme ka deklaruar se Asociacioni është i vdekur duke aludu në Asociacionin si përmbajtje të vitit 2015. Kjo është vetëm një fragment i shkurtër nga mediat dhe që fatkeqësisht unë kam bindjen se që nga fillimi mandatit Donika sikur e ka atë fatin e aspektit të interpretimit me mediat, ndoshta edhe nga pamundësia e saj për me qenë edhe prezent në shumë studio televizive me e qartësu edhe ajo vetë. Unë personalisht e kam kontaktu Donikën kur kam pa transmetimin e lajmeve të tilla dhe citatave të shkëputura edhe me zë edhe me fotografi dhe Donika thjesht më ka shpjegu se fjalën e ka patur për Asociacionin e vitit 2015” deklaroi Peci për Blic Interview.

Ai tutje u shpreh se çfarëdo modaliteti i Asociacionit me përgjegjësi ekzekutive të formatit sikurse ka qenë i vitit 2015 për partinë “Guxo” është i papranueshëm.

“Kështu që Asociacioni i vitit 2015 nuk mundet me ardhë në shprehje ndërsa për çështje të tjera ne kishim edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të shtunen e kaluar ku i kemi ba të qartë pozicionet tona që angazhohemi që aspekti ose çfarëdo modaliteti i Asociacionit me përgjegjësi ekzekutive të formatit sikurse ka qenë i vitit 2015 për ne si “Guxo” është i papranueshëm”

“Tani kur flasim për Asociacionin, së pari është shumë e rëndësishme, …. s’e i ndjek edhe qëndrimet e partive opozitare, të gazetarëve dhe ju analistëve, unë asnjëherë nuk kam pa përveç se kritikave në çdo variant. Nuk kam pa asnjë parti opozitare se cilin e ka qëndrimin apo se si e sheh rrug-zgjidhjen e një problemi të tillë. Në anën tjetër është fakt që duhet me e pranu të gjithë që pozita negociuese e kësaj Qeverie karshi proceseve negociatore me Serbinë nuk ka qenë hiq e lehtë marrë për bazë mënyrën se si këto procese janë negociu në të kaluarën dhe marrëveshjet, posaqërisht nëse flasim për vitin 2013 dhe mandaj Draftin e Asociacionit që është rrëzu nga Gjykata Kushtetuese” deklaroi ministri Peci në Blic Interview raporton Gazeta Blic.