• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Baraliu për dekretin e nxjerr nga Osmani: Presidentja ka qenë e nxituar!

03/13/2026 22:01
nga:Y I

Javën e kaluar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nxorri dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Ky dekret u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për dokumentarin “Expose” profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Baraliu tha se duke iu referuar nenit 86, presidentja Osmani ka qenë e nxituar.

“Nga ajo që unë shoh në dispozitat e Kushtetutës së Kosovës thjesht ka dyzim zgjidhjesh. Pra vetë Kushtetuta është kontradiktore dhe e padefinuar në përcaktimet e saj në dispozitat përkatëse, fjalën e kam për nenin 86 dhe nenin 82. Pra këto nene në çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit/tes janë kontradiktorë, s’janë të përputhshëm, janë të padefinuar veçanërisht neni 86 dispozita përkatëse është e padefinuar për sa i përket faktit se ‘çfarë duhet të bëhet nëse nuk përmbushet afati prej 30-ditësh para se t’i kalojë mandati Presidentit në zgjedhjen e tij apo të saj”

“Pikërisht në këtë aspekt del në ndihmë për t’a interpretuar dhe kuptuar mirë Kushtetutën në këtë pikë, neni 82 paragrafi 3 i cili thotë …”Nëse prej momentit të fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit kalojnë 60 ditë dhe nuk zgjedhet Presidenti atëherë qartasi jep edhe propozimin/zgjidhjen kushtetuese normative Kushtetuta dhe thotë shpërndahet Kuvendit dhe shkohet në zgjedhje të reja”. Pra kjo i mungon nenit 86 dhe në këtë aspekt mendoj se Presidentja ka qenë e nxituar. Këtë e ka argumentuar edhe vetë se fakti që doli që nuk është i nëshkruar dekreti tregon për paqartësinë e situatës dhe paqartësinë e rastit nga vetë Presidenca dhe prandaj mendoj që është mirë që Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë një masë të përkohshme dhe në këtë rast thejsht do të duhej t’a përpunonte mirë rastin dhe të ketë një vendim i cili shkon në favor të mos-pengimit të funksionimit të institucioneve dhe rendit kushtetues. Pa dashur t’a paragjykoj verdiktin e gjykatës mendoj se duhet t’a analizojë mirë rastin meqë i ka dhënë vetes kohë dhe të veprojë ashtu siç mendon se është më së miri sepse vetëm Gjykata Kushtetuese është kompetente të bëj verdikte të tilla” deklaroi Baraliu.

Sipas tij një dekret i tillë pengon dhe cenon zhvillimin e vendit dhe funksionimin e institucioneve veçanërisht legjislativitetit .

“Mendoj se Presidentja ka qenë në të drejtën e saj me këtë dekret mirëpo dekreti marrë seriozisht dhe profesionalisht mendoj se ka qenë edhe impulsiv, edhe i ngutshëm edhe i parakohshëm. Megjithëse nuk ka patur atë qëllim një dekret i tillë mendoj se e pengon dhe cenon zhvillimin e vendit dhe funksionimin e institucioneve veçanërisht legjislativitetit që thjesht është cenim dhe ndërhyrje edhe në kompertencat e legjislativit. Nuk mundet Presidentja e cila është burim i legjislativit t’a shfunksionojë veprimtarinë e Kuvendit dhe të tjerave organeve në këtë vend dhe institucioneve” deklaroi Baraliu në intervistën e dhënë për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/