• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Banorët kanë një arsyje të fortë për të cilën nuk e lëshojnë Cerajnë, fshatin e harruar nga Kosova

04/29/2022 20:40
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte transmetoi në televizionin Kanal10 një dokumentar për fshatin Cerajë të Leposaviqit.

Rruga e cila të çon në fshatin Cerajë i cili ndodhet rreth 72Km nga Prishtina, është e mbushur me flamuj serb dhe simbole nacionaliste. Ndërkohë që të njëjten nuk u mund ta bëjnë edhe banorët shqiptar. Atyre nuk u lejohet vendosja e flamurit të Kosovës, pasi që konsiderohet provokim ndaj banorëve serbë. Kësisoj ata detyrohen të pajtohen me një realitet të ri, jashtë vullnetit të tyre.

Por këta pak banor shqiptar, shpresa për ditë më të mira dhe idealizimi për ruajtjen e trojeve te tyre, vazhdon ti mban aty, ndonëse ndihen të harruar nga të gjithë.

“Po na mban inati më shumë, inati mos me lëshu këtë vend, se thonë një fjalë popullore i kujt është ai livadhë, i atij që po i kollot dhetë, edhe këtu i kujt është ky territor, kush janë qata njerëz, ti nëso do me punu një arë duhet me ba rrethojen sepse kanë me ta prishë. Nëse nuk vendoset rrethoja, ajo ka me u prish, e këtu rrethojnë nuk janë duke ia vendos, fatkeqësisht qeveritë tona nuk janë duke ja vendos rrethojen”, thotë për Expose Enver Halili, përfaqësues i fshatit Cerajë.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: