• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bajrami: Në tre vitet e fundit, mbi 150 mijë persona, janë larguar nga Kosova!

03/23/2024 15:34
nga:Y I

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Blic Interview ka deklaruar se vitet e fundit ka ikje të mëdha nga Kosova.

Bajrami tha se në 3 vitet e fundit sipas të gjitha statistikave të ambasadave, mbi 150 mijë persona, e kanë lënë Kosovën për herë të parë.

“Unë besoj shumë se sa i përket mirqënies dhe gjendjes ekonomike-sociale në vendin tonë por edhe politike, unë besoj se edhe sikur të mos kishte fare opozitë, edhe sikur komplet ne të ishim të heshtur gjë që nuk jemi, unë besoj se qytetarët e Republikës së Kosovës po e ndjejnë këtë. Një prej shprehjeve të tyre të pakënaqësisë është ikja, në 3 vitet e fundit sipas të gjitha statistikave të ambasadave mbi 150 mijë persona e kanë lënë Kosovën për herë të parë. Për herë të parë në vendin tonë e lejnë vendin e punës njerëz nga administrata publike. Eshtë konsideru gjithmonë që me pas një punë në sektorin publik, është konsideru si një lloj stabiliteti familjar se ke mujt me marr një kredi. Mirëpo ka patur inflacion galopant mbi 23% gjatë këtyre viteve, pagat nuk janë rrit, është përkeqësu gjendja. Njerëzit sot i kanë dy prej arsyeve përpos pagave kanë edhe dy arsye të tjera që  po ikin dhe janë arsimi dhe shëndetësia” deklaroi Bajrami në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

E pyetur edhe në lidhje me sondazhet e fundit që e nxjerin LVV-në mbi 40%, Bajrami pati këtë përgjigje.

“I kemi edhe ne matjet tona, me institucione komplet të pavarura edhe besoni që ne jemi të bindur sipas të dhënave që na vijnë nga terreni që do të dalim fitues në këto zgjedhje” deklaroi Bajrami raporton Gazeta Blic.