• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bajrami: LDK e gatshme për zgjedhje, Kurti është dorëzuar dhe duhet të dorëhiqet!

03/22/2024 21:36
nga:Y I

E ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami foli në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti se ‘është i gatshëm t’i bashkojë votat me opozitën për t’a dërguar vendin në zgjedhje’

Ajo tha se LDK-ja është e gatshme më shumë se kurrë që të shkojë në zgjedhje, por sipas saj kryeministri Kurti, me deklaratën që dha mbrëmë është dorëzuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, është më e gatshme se kurrë që të shkojë në zgjedhje. Ju e dini, ne kemi patur konventë programore dhe kemi bërë program qeverisës, për katër vitet e ardhshme tash një kohë të gjatë. Kemi dalë prej një procesi shumë të shëndoshë zgjedhor dhe i kemi të konsoliduara të gjitha strukturat duke përfshirë edhe 21 departamente me grupet e ekspertëve. Mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaratat e Kurtit, i ka parë përfundimisht si dorëzim i tij. Dhe para se të pyetet LDK-ja, unë besoj se neve na duhet një përgjigje, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës prej zotit Kurti, i cili gjatë këtij mandati ka patur një shumicë absolute si asnjë qeveri më herët, që të tregojë se pse po dorëzohet”

“Ne që nga dita e parë e kemi thënë që asnjëherë, nuk mund ta qojmë vendin në zgjedhje, pa votat e shumicës. Partia në pushtet dhe zoti Kurti vetë duhet të dalë dhe të dorëzohet. Ne mbrëmë e pamë që ai definitivisht është dorëzu pas një dështimi 3-vjeçar dhe pasi nuk ka arritur t’a përmbushë asnjë premtim të vetëm, qoftë në rrafshin e dialogut, ekonomi, arsim, kulturë, drejtësi dhe gjithkund tjetër. Nuk e kemi asnjë premtim të vetëm të përmbushur”

Bajrami tha se i njëjti është dorëzuar dhe duhet të dorëhiqet.

“Ai mbrëmë u deklarua se po dorëzohet dhe dëshiron të shkojë në zgjedhje, kështu që ne nuk e kemi në plan që as të marrim një iniciativë të tillë dhe as t’ia mundësojmë zotit Kurti që të shkojë në zgjedhje dhe ta luajë rolin e viktimës siç ai din të bëjë zakonisht. Ai nëse është dorëzuar duhet të dorëhiqet dhe në momentin që ai dorëhiqet vendi shkon në zgjedhje pa patur asnjë nevojë për iniciativa të tjera. Mund të them që jemi të gatshëm për zgjedhje, më të gatshëm se cilado parti tjetër, jemi të gatshëm për qeverisje pas procesit zgjedhor, kemi programin kemi çdo gjë gati mirëpo zoti Kurti po dorëzohet dhe duhet të dalë të marrë përgjegjësinë që ka dështu gjatë këtyre 3-viteve” tha Bajrami në Blic Interview raporton Gazeta Blic.