• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bajrami: Asnjëri prej ministrave s’ka guxim të flasë për kontratat njëburimore!

03/22/2024 21:46
nga:Y I

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin tregon arsyet pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje.

Bajrami tha se Kurti dëshiron që t’i kamuflojë të gjitha dështimet.

Ajo tha se raportet SHBA-qeveri Kurti janë në pikën më të ultë të historisë së shtetit të Kosovës.

“Kurti dëshiron që të gjitha dështimet t’i kamuflojë. Për çfarë rritje të demokracisë flasim në Kosovë, për çfarë përparimi flasim në Kosovë kur ne e dimë që kemi gati një vit nën sanksionet e BE-së. Ne i kemi dëgjuar vetë intervistat e zotit Escobar që raportet e Amerikës me qeverinë e lëvizjes Vetëvendosje, janë në pikun më më të ultë të historisë së shtetit të Kosovës. Ai ka dështu dhe duhet të dalë dhe të tregojë pse ka dështu. Tashmë nuk janë as befasi deklaratat e tyre, të thuash që jemi ngritur për 23 vende në Transparency International dhe kushdo që din shkrim dhe lexim e ka mundësinë me hy në google edhe me e pa që Kosoba në 3 vitet e fundit është ngritur për 2 pikë, dmth kemi qenë pozitën e 39 dhe jemi ngritur në pozitën 41.  Ndërkohë viti 2022 me vitin 2023 nuk ka fare progres, të flasësh për demokraci kur sulmon të gjitha mediat, kur dëshiron që me vendime qeveritare me mbyll televizione me frekuenca nacionale. Cila është një tryezë që kryeministri Kurti gjatë këtyre 3-viteve e ka mbajt me sindikatet me shoqërinë civile me mediat. Për krejt situatën e komplikuar çfarë e kemi, ka dështu në drejtësi, arsim”

Bajrami foli edhe për kontratat njëburimore.

Ajo tha se asnjëri prej ministrave nuk e ka guximin të dalë dhe të flasë për këto kontrata.

“Të flasësh që e kam luftu korrupsionin derisa i ke 209 milionë të nivelit qëndror kontrata të negociume, shumica prej tyre kontrata njëburimore, dhe të mos e ka guximin asnjëri prejt ministrave të dalë dhe të flasë për këto kontrata. Nuk ka pas punë por ka patur korrupsion në secilën pore të qeverisjes” tha Bajrami.

Ajo shtoi se me ligjet që qeveria Kurti ka tentuar t’i bëjë, sipas saj vendi, do të shëndërrohej në monarki.

“Me ligjet që këta kanë tentu t’i bëjnë ne sot do të shëndërroheshim komplet në monarki. Nëse e shihni çfarë këta kanë dëshiru me kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.” tha Bajrami në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.