I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrti Gashin, ishte deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, raporton GazetaBlic.
Bajqinovci ka folur rreth çështjes së Ministrisë së Tregtisë dhe akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke theksuar se nuk ka asnjë ministër të qeverisë Kurti që është hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku shton se nëse do të kishte diçka konkrete për Rozeta Hajdarin ajo do të ishte arrestuar.
Ai theksoi se tendencat për t’i hetuar ministrat janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e qeverisë Kurti.
“Është bërë shumë zhurmë për cështjen e Ministrisë së Tregtisë, por unë besoj shumë se me pas pas diçka konkrete për Rozeta Hajdarin moti do të ishte arrestuar. Po të kishte ndonjë dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të futeshin në burg. Unë ju garantoj që për keqpërdorim të detyrës zyrtare asnjë ministër i qeverisë Kurti nuk është hetu. Nuk besoj që ka ministër në qeverinë Kurti që ka keqpërdorë detyrën zyrtare, por është shumë e hapur që tendencat që të hetohen ministrat e Kurtit dhe të dukemi që kemi bërë keqpërdorime është shumë e madhe. Krejt kjo hajkë po bëhet që të dëmtohet qeverisja Kurti nga prokuroria e shtetit që të dukemi që edhe këta janë të njejtë si këta të tjerët”, shtoi Bajqinovci.
Ai po ashtu kritikon opozitën për mosvotimin e SPAK-ut në Kuvend, duke theksuar se kjo po pengon luftën kundër korrupsionit në vend.
“Pse nuk e votun SPAK në Kuvend, ne kemi qenë shumë të intersuar ta bëjmë dhe po kjo opozitë që i ka pas me qindra afera dhe këtë pasuri që e kanë enorme unë besoj që ai SPAK do duhej ti hetonte por këta nuk dëshën as në Kuvendin e Kosvoës ta votonin”, u shpreh ai.
Bajqinovci ka reaguar edhe ndaj disa deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, duke theksuar se është ‘hajgare’ që ai flet për korrupsion, kur ministri i tij është dënuar në shkallën e parë.
“Me na fol Ramushi për korrupsion është hajgare, por edhe PDK me na fol. Ramushi e ka minsitrin e dënum në shkallën e parë”, përfundoi Bajqinovci, raporton GazetaBlic.