• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Azemi: VV po ndërmerr vendime të kundërligjshme – Murati ndau para për spital të Ferizajt sepse do të jetë kandidat për kryetar të saj

05/23/2025 21:45
nga:G B

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visa Azemi, njëherësh anëtar i kryesisë së LDK-së, në një intervistë me Astrit Gashin për Blic Interview, ka folur për situatën aktuale politike në vend,

Ai ka thënë se nuk i ka mbetur merak që nuk është deputet, duke e parë gjendjen me Kuvendin që po ndodhë.

Azemi ka theksuar se VV po bllokon dhe nuk po i bën institucionet.

“Duke e parë se çka po ndodh në Kuvend, me mos konstituimin e tij, nuk është se më ka mbet fort merak, mund të jetë ndonjë hendikap për angazhimet e mëtutjeshme. Unë po vazhdoj punën dhe aktivitetin politik ta bëj siç e kam bërë. Punën dhe përkushtimin e kam e kam edhe më shumë se herët, prandaj dhe angazhimin po e dedikoj në degën në Ferizaj, ku po përgatitemi për zgjedhjet lokale. S’kemi kohë për t’u mërzitur por për të punuar, jo si partia në pushtet e cila po bllokon dhe paralizon gjithçka dhe nuk është se nuk po i shkon për shtati, sepse mbi 30 vendime të jashtëligjshme i kanë marrë në këtë periudhë pas zgjedhjeve, duke filluar nga pozitat e tyre, herë deputetë, herë ministra e herë kryeministër, e më pas duke ndarë buxhet për spitale e stadium”, është shprehur ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së ka thënë se VV pas kalimit të afateve po marrin vendime të kundërligjshme.

“4 vjet s’iu kanë mjaftuar dhe tani pasi kanë kaluar të gjitha afatet kushtetuese, ligjore, këta marrin vendime për stadiume e spitale, është e jashtëligjshme. Po e dimë për çka po e bën, po e bën pasi zgjedhjet lokale janë afër dhe dëshiron t’i marrë meritat”, ka potencuar Visar Azemi.

Ai ka deklaruar se VV ka ndarë mjete për Ferizaj, për ndërtim të spitalit, derisa jemi para zgjedhjeve lokale.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo po bëhet pasi ministri i financave, Hekuran Murati, do të jetë kandidat për kryetar të Ferizajt.

“E pashë në media se ministri i financave ka nënshkruar për lejimin e mjeteve për spitalin e Ferizajt. Kemi dëgjuar se do të jetë kandidat për kryetar të Ferizajt, ai le të vjen dhe le ta tregojë vizionin e tij por jo duke bërë hapa që janë të rrezikshëm pë demokracinë dhe jo të lejueshëm e jokushtetues. Ferizaji ka pasur dhe ka akoma të drejtë për një spital por pse është dashur të pritet 4 vite e tani në vakum institucional të merren vendime për të, totalisht e padrejtë dhe jo korrekte”, ka shtuar Azemi./Gazeta Blic/

06/14/2025 15:08

Mushkolaj për propozimin e Abdixhikut: Qeveri “vëllezër e motra” s’ka gjasa të ndodhë, LDK po përpiqet ta neutralizojë presionin e publikut