• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Avokati Musa për rastin e fëmijëve të mbytur në gropë: Ka pasur ndërhyrje në organet e ndjekjes

12/24/2021 22:56
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.

Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.

Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.

https://gazetablic.com/babai-i-femijeve-te-mbytur-ne-grope-kjo-kompani-e-la-te-hapur-gropen-por-ska-drejtesi-video/

Për heshtjen e organeve të drejtësisë, avokati i rastit të dy fëmijëve Skender Musa, shpreh dyshime se ka pasur ndërhyrje, për ta penguar rastin në fjalë.

Varet cilit prokuror i dahet landa, ka shumë prokruor efikas që trajton secilën lëndë, pavarësisht se vjedhja ka qenë e vogël ka qenë demtim i pasurisë së huaj, ndërsa ka prokuror që është më pa punëtor dhe nuk don me i kry rastet dhe nuk shqyrtohen, unë dyshoj se ka pasur ndikime, si pasojë e papërgjegjësisë e ndërmarrjes private dhe të komunës së Prishtinës, ka pasur ndërhyrje në organet e ndjekes, për ndryshe 6 vite në procedurë penale është jashtë çdo norme madje një pjesë e veprave penale mund të parashkurhen në këtë afat kohor“, tha Musa.

Ky avokat derisa flet për neglizhencë nga ana e prokurorisë së përgjithshme, tregon se bashkë me kallëzimet penale janë dërguar edhe shumë urgjenca për rastin konkret, i cili sipas tij rrezikon të parashkruhet, që nënkupton humbjen e një të drejte juridike, pasi ka kaluar koha e parashikuar nga ligji.

Fatkeqësisht kjo është një neglizhencë e prokurorisë së përgjithshme të shtetit e cila e ka lëndën, i ka kallëzimet penale dhe i ka shumë urgjenca që i kemi dërguar, por deri në këtë fazë të procedurës nuk kemi marrë asnjë ftesë që të pakten të intervistohet pala e demtuar, ani pse aty janë të involvuar edhe institucionet kompetente, për ta rikthyer gjendjen e më parshme që është punuar në atë vend ku është marrë material për shtrimin e rrugëve, rasti rrezikon të parshkruhet, gjithashtu kemi edhe padi civile e cila në bazë të rrjedhave të procedurës ka arritur kohën për seancën në çështje civile, por ende nuk është caktu, sa i takon çështjes civile është praktikë që çështjet civile zgjasin 5-6 vite për t’u vendosur seanca përgatitore, por është kriju një praktikë e tillë, me përjashtim me rastet kur po intervenojnë, por në bazë të natyrës së punës në asnjëherë nuk intervenojmë por ndjekim rrugët zyrtarët, nëse vjen të parashkrimi, është i qëllimshem me qëllim që të arrij afati i parashkrimit“, u shpreh avokati Musa.

Më poshtë ju sjellim emisionin e plotë: