• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Avni Haxhiu për kombëtaren e Kosovës: Jemi zhgënjyer, mos kualifikimi nuk është befasi, pasi befasi do ishte kualifikimi

12/03/2023 21:11
nga:Lorik J

Avni Haxhiu, kryetari i Trepçës ka theksuar se mos kualifikimi i Kosovës në Kampionatin Evropian nuk është befasi për të – pasi befasi do të ishte kualifikimi në një garë të tillë.

Kujtojmë se Kosova e mbylli ciklin kualifikues në vendin e parafundit edhe pse objektiv kishim kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Haxhiu tha në dokumentarin e GazetaBlic, Expose, se është zhgënjyer nga rezutlatet, por jo nga mos kualifikimi.

“Në rend të parë, mendoj që çdonjëri prej nesh si shqiptar është zhgënjim – nëse nuk sheh rezultatin ma të mire prej kombëtares tone. Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, është kriju një kombëtare shumë konkurrese si në garat evropiane ashtu edhe si ligë që kemi ngrit cilësinë e futbollit. Nëse e marrim zhgënjimin, është e kuptueshme që dëshira dhe mundësitë nuk harmonizohen çdo herë – por të themi që është befasi mos kualifikimi, unë nuk mund ta quaj që është befasi – më shumë do ta quaja befasi kualifikimin, sesa mos kualifikimin”, tha fillimisht Haxhiu për ‘Expose’.

Më pas, Haxhiu tha se duhet analizohen gabimet dhe të përmirësohen nga FFK.

“Unë e mbaj mend një kombëtare shumë të fort siç është Rumania, ne e kemi llogarit që do ta mposhtim, sot mendoj se kemi qenë konkurrues, dhe me pak fat kemi mujtë me mposht, ndikuan disa faktorë në kombëtare që ishin edhe të papritura dhe ndikun në rezultate. Unë jam I kënaqur me disa paraqitje, si kualitet çdokush që e përcjell sportin e din se çfarë kualiteti ka Zvicra, dihet vlera jonë dhe e tyre. Barazuam dy here ndaj tyre, kjo ishte paraqitje e mire – e mposhtim Izraelin dhe kishim një shpresë për befasi, zhgënjimi më I madh ka qenë loja me Bjellorusinë – tjerat ndeshje kur ndalesh me gjakftohtësi, të gjitha tjerat janë të kuptueshme, nuk është befasi mu mposht prej Rumanisë, por Bjellorusia unk është ekip që duhej lëshonim pike. Duhet të analizohen gjitha mometet dhe të dihet se çka do ndryshojmë – ndërrimi I trajnerit do ndikojë. Urojë të kemi fat në grupet e ardhshme”, përfundoi Haxhiu.

/GazetaBlic