Sporti

Atletico Madrid – Liverpool, formacionet e mundshme

10/19/2021 09:03
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Në këtë mesjavë, sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në “Wanda Metripolitano”, Atletico Madrid e pret skuadrën e Liverpool, në atë që pritet të jetë ndeshja më interesante e mbrëmjes.

Liverpool është në vendin e parë me 6 pikë, kurse Atletico renditet në pozitën e dytë me 4 pikë, tri para Portos dhe katër para Milanit që do të përballen poashtu në Portugali.

Ndeshja zhvillohet në ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme.

Atletico Madrid: Oblak, Savic, Hermoso, Felipe, Koke, Carrasco, De Paul, Lemar, Trippier, Suarez, Griezmann

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Mane, Jota

/GazetaBlic Sport/