Sporti

Manchester City triumfon bindshëm ndaj Brighton, dëshmon forcën për titullin

04/25/2024 23:00
nga:Mergim Rreci

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe shkojnë në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Arsenali, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

De Bruyne, Foden dy herë dhe Alvarez ishin autorët e golave (tre në pjesën e parë) në këtë ndeshje që nuk pati shumë histori.

Duke qartë që deri në javën e fundit të Premier League-s gara për titullin do të jetë e ethshme mes Arsenalit dhe City-t, ndërsa Liverpooli me humbjen në derbi ndaj Evertonit duket se i ka minimizuar shanset për triumfin përfundimtar.