• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Jeton Zogjani për Qeverinë Kurti: Pritjet kanë qenë shumë të mëdha por që nuk po shohim diçka konkrete nga ajo

09/15/2023 22:27
nga:N K

Aktori i njohur, Jeton Zogjani, i ftuar në Blic Interview, ka folur rreth zhvillimeve politike në vend dhe për qeverinë aktuale.

Zogjani është pyetur nga autori i emisionit se a ka ndërruar mendim në çështjen e politikës, ai e ka pranuar që po, duke thënë se ka pasur pritje të mëdha për qeverinë aktulale.

“Në fakt kam ndërruar mendim, sepse është thënë e stërthënë që pritjet kanë qenë shumë të mëdha, dhe në zhargonin popullor thuhet që në një vend ku ka dredhëza shumë merre krojshën e vogël. Dhe këtu ka pasur pritje të madhe nga kjo qeveri që kanë me bë shumçka e gjtihçka, e në fakt pa dashur të mbajë anë, po mendoj që ne si qytetarë që kemi vendos me jetu në këtë vend nuk jemi duke parë diçka konkrete, ose që mund të jenë duke bërë punë të mira por që te ne nuk janë shumë të prekshme“, theksoi aktori.

Ai tutje tha se, është shqetësuese fakti që nuk është duke u parë ndonjë projekt i madhë që neve si qytetarë të këtij vendi fillon me na u kriju bindja që ky vend po bëhet i jetueshëm.

“Shqetësues është fakti që nuk është duke u parë diçka projekt i madh që neve si qytetarë të këtij vendi fillon me na u kriju bindja që është qeveri stabile dhe ky vend po bëhet i jetueshëm. Në fakt për me e zgjeru përgjigjen ikjet e fundit që po ndodhin edhe që ka ndodh s’po them që s’ka ndodh se mos të më kapet dikush në shkronjë, janë shqetësimi më i madh për këtë vend dhe për këtë shoqëri, sepse një vend i papopulluar mendoj që është një gërmadh e frikëshme”, përfundoi Zogjani për Gazeta Blic.