• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Artan Mustafa, hulumtues i politikës sociale: Këtë sistem Pensional duhet ta ndërtojë Kosova

03/26/2023 23:46
nga:N M

Në kuadër të rritjes së pensioneve për pensionistët, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera që marrin pension mujor, Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës elektorale kishte premtuar edhe reforma në sistemin pensionale dhe atë të skemës për ndihmat sociale, raporton Gazeta Blic.

As për të parën e as të dytën së paku deri në këto, moment Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë asnjë hap.

Se pse po ndodh kështu, ekspert dhe hulumtues të çështjeve sociale kanë mendime të ndryshme.

Ata kanë thënë për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, se me gjasë reforma në këtë dy sektorë duket të jetë mjaftë e komplikuar për stafin që ka qeveria e Kosovës, qoftë nëpër ministri apo edhe në vet Qeverinë e Kosovës.

Artan Mustafa, hulumtues i politikës sociale e ka zbërthyer gjerë e gjatë mungesën e reformave në sistemin pensional dhe atë të skemës sociale.

Mustafa kur bëhet fjalë për refomën sociale ka përmendur këtu shtesat për fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç e që marrin nga 10 euro në muaj, ndihmat për nënat lehona që janë të papunësuara dhe për programin e fundit të qeverisë “super puna”.

Sipas tij, ka disa programe të reja që janë të mirë se ardhura dhe për nga qasja janë pozitive që përkojnë me ideologjinë socialdemokrate, mirëpo sipas tij nuk ka pasur reformë në disa programe ekzistuese.

Artan Mustafa, vlerëson se ka pasur iniciativa nga vitit 2017 deri në ardhjen e qeverisë Kurti 1, që të ketë reformë në sistemin pensional dhe ndihmën sociale, mirëpo për shkak se qeveritë binin shumë shpesh, ato reforma nuk qenë të suksesshme.

Për herë të parë ky hulumtues i politikës sociale ka përmendur se çfarë modeli të sistemit pensional duhet ta ketë Kosova.

“Do të ishte mirë ta instalojmë një pension që quhet Beverage, i cili bënë pagesa të barabarta për të gjithë ata që kualifikohen. Për shembull kushti për kualifikim do të ishte banimi në Kosovë dhe kontributi 20 ose 25 vjet në punë përfshirë duke njohur të kaluarën, por edhe duke ja përshtatur kontekstit të Kosovës, duke qenë i paguar nga kontribut dhënësit e sotëm p.sh. sepse sot pensionin aktual kontribut dhënës që e kemi e paguajmë nga buxheti kombëtar, buxheti kombëtar mbushet nga taksat e në konsum, që po i bie, ne po marrim prej shtresave të ulëta dhe po çojmë te disa njerëz të cilët, megjithatë qëndrojnë pak më mirë në pozitë për kushtet e Kosovës, sepse kanë mundur të punojnë, që i bie një ridistribuim pervers, pra neve na duhet të punojmë edhe për stabilitetin e sistemit Pensional në kuptimin afatgjatë, të punojmë për një ridistribuim pak më të gjatë, një shpërndarje më të mirë dhe të punojmë për një adekuaci më të mirë dhe të punojmë për një solidaritet më të madh, gjitha këto çështje duhet të adresohen dhe nuk mund t`i lihen pastaj vetëm gjykatës kushtetues ose të tjerave në dorë për të vendosur. Ka edhe programe të tjera që janë në konflikt, njëra me tjetrën, p.sh. pensioni për personat me aftësi të kufizuar, edhe pse me ligj nuk është e përkufizuar, në mënyrës se si e implementon Qeveria, penalizon të gjithë ata që marrin këtë pension nga e drejta për punë , ndërsa disa programe të ngjashme p.sh. pensioni për personat paraplegjik, invalidët e luftës, nuk e bëjnë këtë kufizim, ndërkohë Kosova ka avancuar dhe nuk është në gjendjen e pasluftës, këtu do të duhej të krijohen kritere universale, të cilat e mbështesin përfshirjen në tregun e punës dhe jo penalizmin”, thotë ky hulumtues për emisionin “Expose”.

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!