• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Arratisja nga burgu famkeq” – Kështu e kishte përgatitur planin Muhamer Shabani (VIDEO)

05/13/2022 22:39
nga:Astrit Gashi

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Arratisja nga burgu famkeq”.

Muhamer Shabanit, një ish- i burgosur politik në burgun e Prishtinës, ka ndarë rrëfimin e tij ekskluziv për Expose për turturat brenda këtij burgu dhe arratisjen nga aty.

Ai do të dërgohej në dhomën me numër 26 nga e cila do të realizonte pastaj arratisjen. Aty do të takonte  Martin Qunin, një ish-gazetar dhe ish-mësues  i cili do ta ndihmonte në përmbushjen e misionit të tij.

“Erdh sharra dhe e njoftova Martinin dhe po i them kur të dalim në shetitore, po i them t’i dëgjoje se si po reflekton kjo punë a po dëgjohet a jo, unë e kam pre 3-4 milimetra, kur ka ardh Martini nga shëtitja e kapke kokën, i ka dëgju sinjalet por të tjerët nuk dhanë asgjë sepse nuk ishin në dijeni dhe analizuam se duhet të presim deri sa të bie shi, kur të ka zhurmë dhe bubullina, pritshim momentin që të krijohen kushtet atmosferike për të vepruar, në dhomë ndërroheshin shokët e dhomës të burgosurit, një vinte e tjetri shkonte, Mehmet Bushi shkoj, Zeneli shkoj, në dhomë mbetem me Ilaz Dardhishtën e Kaçanikut dhe unë e Martini, ndërkohë e sollen edhe një person nga Ferizaji, ishte Rada mbiemri nuk po me kujtohet, një kriminel që kishte kaluar 13 vite në burgje dhe e dinte mirë shqipën dhe dinte shumë për proceset politike, ishte romë-serb”, tha Shabani.

Nga pakënaqësit e mëdha në trajtim Muahmer Shabani nis një grevë uri brenda burgut, e cila do të shërbente më vonë në realizimin e planit të arratisjes. Rënia në pesh do të bëhej e përshtatshme për tu larguar nga dritarja. Arratisja e pare dhe e fundit do të ndodhte më 14 gusht të vitit 1983, rreth 8 muaj pas arrestimit të tij.

“14 gusht qielli u bë gati për një rrëmuj, me të reshura e bubullima, I thash Martinit se sonte janë kushtet çka po ta merr mendja, i kemi futur këpucat brenda dhe gardianët e kanë fikur dritën në ora 9:00, kemi pritur pak a ka ndonjë lëvizje dhe jemi vu në aksion, e kam marrë sharrën dhe atë qypin për nevoja fiziologjike për të arritur lartësinë më mirë e kam nis prerjen në mënyrën vertikale, derisa Martini  e bënte gati litarin që e kishim përgatit me pjesë të batanive.

“Kemi provu disa herë por ishte hekuri i trash por nuk kishim mundësi me depertu e kemi kapur me Martinin dhe e kemi shkund hekurin dhe në një moment e lëshoj dhe u këput, bile ja filluam me qesh Martini tha tani qysh e ngjesim, ne bëjshim plan me nxjerr kokën jashtë dhe nëse gardiani na sheh të kthehemi në dhomë dhe e kthejmë hekurin në vend derisa të na ipet Shansi tjetër”, vazhdon rrëfimi ai.

Por me të nxjerrë kokën nga dritarja e dhomës së burgut, Muhameri do të kuptonte se ai ishte moment më i mirë për tu arratisur nga burgu. Çdo gjë ishte bërë gati sipas planit, edhe litari ishte i gatshëm për të përmbushur misionin e lëshimit nga muri disa metra i gjatë, por ai do të shërbente për të nxjerr nga burgu vetëm atë, sepse ishte i dobët dhe do të këputej gjatë lëshimit në tokë. Në këto moment do të zbulohej tentativa për arratisje e Martin Qunit, i cili u pa nga një gardian serb duke e ndihmuar Muhamerin që të largohej nga burgu.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e plotë: