• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arifi: Takimet e Kurtit me subjektet opozitare, shfaqje teatrale, vendi tashmë po shkon drejt zgjedhjeve!

04/24/2026 21:23
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Avni Arifi, duke komentuar situatën aktuale politike tha për dokumentarin ‘Expose’ se takimet e Kurtit me subjektet opozitare kanë qenë më shumë shfaqje teatrale.

Ai tha se këto takime s’kanë qenë për të zgjedhur Presidentin por se të njëjtat kanë qenë me provu nënshtrimin e opozitës.

Sipas analistit, Arifi, vendi tashmë po shkon drejt zgjedhjeve.

“Ju po iu thoni takime, unë i takoj asaj pjese të shoqërisë që këto i ka pa si shfaqje teatrale. Nuk kanë qenë takime për me e zgjedh problemin, nuk kanë qenë takime për me zgjedh Presidentin por kanë qenë takime me provu nënshtrimin e opozitës dhe shëndërrimin e tye në shërbim të LVV-së apo edhe një formë për të maskuar fajësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje”

“Nuk e di me kë, kush ja bën koourimin në Kuvend sepse LDK-në e theu,u përpoç ta poshtërojë, PDK-ja nuk e luajti vallen e tij ndërsa Aleanca ka kohë që ka bërë paqe me faktin se nuk ka bashkëjetesë politike me Kurtin dhe Vetëvendosjen posaçërisht me Kurtin kështu që nuk e di ku i merr ai 80 vota për me zgjedh Presidentin”

Arifi tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje përpiqet që ta dërgon sërish rastin në Gjykatën Kushtetuese, në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit, atëherë kjo është tendencë për kapje totale të shtetit.

“Unë besoj që ishte dashtë me shku me automatizëm në zgjedhje, lojëra të tilla do të ishin kundërkushtetuese dhe atëherë ne nuk do të flisnim më për veprime politike dhe veprime legale por veprime që synojnë zhbërjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sistemin juridik të saj. Nëse LVV-ja përpiqet që ta dërgon sërish rastin në Gjykatën Kushtetuese atëherë është një tendencë për kapje totale të shtetit” deklaroi Arifi për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

VIDEO: