• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arifi: Liberalizimi nuk ndikon në ikjen e të rinjve

01/21/2024 23:15
nga:Gazeta Blic

Një analist politik po mendon se liberalizimi i vizave nuk ndikon shumë për ikjen apo jo të qytetarëve nga Kosova, raporton Gazeta Blic.

Dritëro Arifi, për emisonin “Expose” ka theksuar se nëse të rinjtë duan të ikin, ata ikin me ose pa viza.

“Unë mendoj që shumica e gjërave që do të ndodhin janë pozitive, të rinjtë nuk do ta kenë presionin psikologjik pse nuk mund të lëvizin nëpër Evropë, kjo është një mundësi që kosovarët të ekplorojnë se çfarë po ndodhë në Bashkimin Evropian”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Kosovarët do ta kuptojnë një frymë tjetër, që nga politikat publike e deri tek kultura. Kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhë popullit të Kosovës që nga pavarësia sepse një popull që ka qenë i izoluar do të përfitojë shumë më shumë. Kosovarët do ta mësojnë se çka është korrektësia.
Nuk mendoj se ka anë negative, nëse të rinjtë duan të ikin, ata ikin, me ose pa viza. Negative është më shumë në prodhimin e politikave tona të brendshme”, tha ai për Expose.

Sipas tij, Qeveria duhet të fokusohet e të mendoj tri herë se çfarë kampanje politike do ta bëjë, mirëqenia e qytetarit është detyra e vetme e Qeverisë.