Nuhi Bytyqi si reporter lufte ishte dëshmnitar i disa prej masakrave të tmerrshme në vitet 98-99.
Bytyqi për dokumentarin ‘Expose’ ma rrëfen një prej masakrave që i ka mbetur thellë në memorie, masakra në ‘Poklek të ri të Drenasit’ ku në mesin e civilëve ishte i vrarë edhe një 16 vjeçar.
Ai tha se këo pamje nuk i ka transmetuar në RTSH sepse po të transmetoheshin ato pamje do të futej frika tek rinia e Kosovës që mos t’i bashkangjiteshin UCK-së.
“Po ka qenë në rrethana të vështira në vitet 98-99 kur ushtria dhe Policia serbe ka bërë shumë masakra në mbarë Kosovën mbi 400 maskara dhe rreth 15 mijë civilë janë vrarë. Unë kam patur rastin të xhiroj në disa nga vendet ku kanë ndodh këto masakra sidomos në Drenicë, Dukagjin dhe vende të tjera të Kosovës. Mbaj mend një masakër që ka qenë në Poklek të ri të kur Policia serbe kishte vrarë disa civilë në këtë fshat pa asnjë arsye por në mesin e tyre ka qenë edhe një djal i ri, Ardian Deliu, rreth 16 vjeç… ishte i vendosur në një odë aty në këtë fshat, ne i gjiruam pamjet që ti kemi për më vonë por ato pamje nuk i kam transmetuar në Televizionin Shqiptar sepse po të transmetoheshin ato pamje do të futej frika tek rinia e Kosovës që mos ti bashkangjiten UCK-së dhe kështu te humbet edhe morali tek populli. U desht të bëhej një lloj auto-censure që populli i Kosovës të mos frikësohet por të masivizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila luftonte për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ka edhe shumë masakra të tjera sidomos në Obri të Epërme që kanë ndodhur dhe i kam xhirimet, kam xhirimet për masakrën që ka ndodhur në ‘Gollobovc’ të Malishevës ku në mesin e 13 shqiptarëve të vrarë kishte shpëtuar një….e mbaj mend emrin e tij, Selman Morina, i cili ishte i plagosur rëndë dhe kishte pas fat të shpëtonte. Ka shumë momente të tjera, kemi Masakrën në Qyshk të Pejës, kur kanë mbijetuar tre dëshmitarë në tri shtëpi që janë djegur edhe trupat e civilëve. Rrefimet e tyre janë të tmerrshme dhe unë si gazetar së bashku me kameramanin, Abaz Zeka, kemi arritur të incizojmë shumë dëshmitar që kanë mbijetuar në këto masakra për të dëshmuar pas lufte për masakrat dhe gjenosidin që ka ushtruar policia dhe ushtria serbe mbi shqiptaret” deklaroi Bytyqi për dokuemntarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
Ai na flet edhe për periudhën kur punonte për Radio Televizionin Publik Shqiptar, RTSH.
Bytyqi tha se në këtë kohë puna realizohej në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe se kasetat dërgoheshin përmes autobusëve në Tiranë.
Por sipas Bytyqit mbështetja nga RTSH ka qenë e parezervë.