• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arben Gashi për Albin Kurtin: Nuk do të jetë më kurrë kryeministër i Kosovës, koha e tij ka përfunduar

02/01/2025 16:15
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi është i ftuari i kësaj jave në emisionin ‘Blic Interview’ te Astrit Gashi, prodhim i GazetaBlic.

Ai ka komentuar deklaratat e fundit të kandidatit për kryeminisër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gashi tha deklaratat e tij janë kërcënim për qytetarët e Kosovës, pra është një rrezik, por që Kurti nuk do të jetë më asnjëherë në pozitën e kryeministrit.

Sipas tij, klima politike vendore dhe ndërkombëtare është e ndërtuar që zotëri Kurti të mos jetë më kryeministër.

“Nuk është në domenin e kryeministrit se çfarë prokurorie do të ketë, pra ky është rrezik, ky është kërcënim për secilin qytetarë të Kosovës. Me 10 shkurt, Albin Kurti nuk do të bëhet kryeministër hiç, koha e tij si kryeministër ka përfunduar. Mendoj se klima politike vendore dhe ndërkombëtare është e ndërtuar që zotëri Kurti të mos jetë më kryeministër. Na ka shanse më të fitojë“, tha fillimisht Gashi.

Tutje, ai tha se skena politike momentalisht është e ndarë në 4 pjesë të barabarta, me partitë e mëdha që kanë nga 25% të votave.

“Momentalisht skena politike është e ndame në 4 pjesë të barabarta. Rreth 25% LDK, 25% PDK, 25% VV, pjesa tjetër AAK dhe minoritet, vetëm se është e paparashikuesme se si do të reagojë në këtë javë të fundit diaspora dhe elektorati brenda. Pra, përcpetimi i përgjithshëm është se jemi të barabarta tri partitë e mëdha. Ne jemi larg dhe pakrahasimisht më mirë se para 4 viteve“, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

02/01/2025 22:41

Arben Gashi: Në Prizren dhe Gjakovë, LDK-ja ka me qenë surpriza e këtyre zgjedhjeve!