Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së njëherësh kandidat për deputet, Arben Gashi, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Gashi ka folur për procesin zgjedhor ku tha se LDK-ja pritet me qenë surprizë në Prizren dhe Gjakovë.
Ai tha se nuk do të surprizë në Pejë pasi Peja do të kthehet në normalitet.
“Mendoj se në Prizren LDK-ja ka me qenë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe në Gjakovë. Nuk do të jetë surprizë në Pejë sepse në Pejë do të kthehet në normalitet. Në përgjithësi në Dukagjin është jashtëzakonisht mirë LDK-ja, në Deçan LDK-ja është stabile, është rreth 25% aty historikisht. Problemi është që nuk ka një parti të dytë që mundet t’a ngrejë poshtë AAK-në por LDK-ja në Deçan kësaj radhe është jashtëzakonisht mirë. Istogu, Peja, Klina, Deçani, Gjakova, Suhareka, Prizreni dhe Rahoveci që janë zona e zgjeruar e Dukagjinit… krejt kjo frymë është jashtëzakonisht pozitive dhe mendoj se LDK-ja ka me dalë shumë mirë. Po ashtu do të dalë shumë mirë edhe në Rrafshin e Kosovës. Rajoni më i fortë i LDK-së, 03 që është Peja me rrethinë është edhe Prishtina 01. 01 dhe 03 janë dy bastionet e LDK-së pastaj ka edhe zona të tjera që janë të fuqishme. Mendoj se në Prizren, Dritoni, ka bërë punë të shkëlqyer, në Gjakovë ka bërë punë të jashtëzakonshme Shefqet Shehu, dhe mendoj se Prishtina do të jetë po ashtu rikthim në normalitet, po këto të dyja do të jenë surprizat e këtyre zgjedhjeve. Ndërsa Fushë-Kosova është gjithmonë stabile. Pra LDK-ja po rikthehet bindshëm në votën e vet por do të jetë surprizë në këto dy zona, e kam bindje personale” tha Gashi në Blic Interview.
Ai foli edhe për diasporën dhe deklaratën që ka ardhur nga LDK-ja se janë siguruar 40 mijë regjistrime atje.
“Për diasporën nuk kam shumë informacione, ka qenë e kipë tjetër që ka punu intensivisht me diasporën. Ka qenë një grupë politike që është marrë intensivisht me diasporën në të cilën kanë bërë pjesë, Armen Zemaj, Anton Çuni dhe Sokol Haliti. Ata janë marrë intensivisht me diasporën për tre vitet e fundit. Besoj se ata munden me arsyetu dhe shpjegu por përderisa është deklaratë e kryetarit të partisë mendoj se është e besueshme dhe e arsyeshme sepse është diçka që vërtetohet me datën 9. LDK-ja ka qenë partia më e përkrahur në diasporë, ka qenë absolute, por me kalimin e kohës duke parë se Kosova u pavarësu ishte ideja që diasporën tani duhet t’a lëmë të lirë nga betejat e përditshme politike dhe ata të vijnë ta shijojnë jetën dhe familjen dhe mos të ngarkohen me problemet e përditshme të Kosovës por meqenëse diaspora e pati vullnetin që të merret me çështjet e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2021 atëherë ne iu rikthyem fuqishëm dhe besoj se lidhjet e LDK-së me diasporën do të rikthehen fuqishëm” tha Arben Gashi në Blic Interview raporotn “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/