• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arben Gashi: Letra e Gërvallës e gabuar, i drejtohet personit të gabuar dhe ka përmbajtjen e gabuar!

05/17/2024 21:40
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview është Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi ka folur për letrën që u zotua Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, për dërgimin e Draft-Statutit në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se letra e Gërvallës është e gabuar, i drejtohet personit të gabuar dhe ka përmbajtjen e gabuar.

“Letra i është drejtuar Kryetarit të Asamblesë Parlamentare që është gabim sepse Asambleja Parlamentare, Parlamenti i Këshillit të Evropës e ka kry punën e vet është dashur t’i drejtohet Komitetit të Ministrave, nuk e di  a i’u është drejtuar. Ajo çfarë është publike është që i është drejtuar kryetari të Asamblesë ndoshta i është drejtuar edhe autoriteteve të tjera. Por tek Komiteti i Ministrave vendimet merren në qeveritë individuale të shteteve pra është dashur të komunikohet me qeveritë me ministritë, është dashur të komunikohet në rastin konkret në Francë me presidentin në Gjermani me kancelarin . Eshtë dashur në nivelet më të larta me përdor të gjitha komunikimet. Përveç drejtimit të letrës edhe përmbajtja e saj është gabim sepse kanë ofru në momentin e fundit diçka krejt tjetër dhe si duket ajo çfarë është ofru prej Ministres së Jashtme ka qenë e pakoordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Unë insistoj që është dashur kooordnimi me këto 3 shtete të paktën që propozimi që të bëhet të jetë i pranueshëm për ta”

“Letra nëse nuk ka diçka tjetër është e gabuar, i drejtohet personit të gabuar e ka përmbajtjen e gabuar dhe ka kohën e gabuar” deklaroi Gashi në Blic Interview raporton Gazeta Blic.