• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arben Gashi: Kurrë s’ka ndodhë që një dokument i pranuar mos të publikohet, Kurti po mendon që opsion ta kemi luftën

11/03/2023 21:57
nga:G C

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur rreth mos-publikimit të draft-statutit për Asociacionin që është pranuar nga Qeveria e Kosovës.

Gashi thotë se është hera e parë në histori të Kosovës që një dokument i pranuar, mos të publikohet.

Këtë ai e quan qasje të gabuar të Qeverisë dhe sipas tij është një dokument me përmbajtje negative për Kosovën, pasi siç e cek ai, aty merret përbazë edhe marrëveshja e Ohrit.

“Kurrë nuk ka ndodhur deri sot që një dokument që është dakorduar, mos të publikohet. As më herë s’janë nënshkruar dokumentet, as marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar e plotë marrëveshje nuk janë nënshkruar, por janë publikuar”, tha Gashi

“Mendoj se është qasje e gabuar, sepse ajo dikur do të publikohet. Ne po kërkojmë ta shohim dokumentin, që nese është më i mirë se i 2013, me shumë kënaqësi themi se është më i mirë, me rëndësi për ne është që të përfitojë Kosova. Por, nëse e merr përbazë edhe marrëveshjen e Ohrit, të gjitha indicent janë që është më keq”, shtoi Gashi.

Gashi shprehet skeptik që Kosova do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, pasi sipas tij, ajo ka shpresën për t’u kthyer këtu.

Detyra e Qeverisë sipas Gashit është që të garantohet që një gjë e tillë mos të ndodhë.

“Ne e dimë që Serbia nuk ka dashtë të bëjë marrëveshje kurrë me Kosovën, Serbia dëshiron ta mbajë rastin hapur me shpresën që ndonjë ditë do t’i krijohen kushtet që të kthehet këtu me tenka. Detyra jonë është që kurrë nuk do t’i jepet Serbisë, kjo mundësi. Kjo garantohet duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar dhe duke qenë të gatshëm që ajo mos të ndodhë”, thotë Gashi.

Gashi shton se kryeministri Kurti me qasjen e tij po e dëmton Kosovën.

“Kryeministri jonë e ka qasjen gabim kur mendon që ne duhet të kemi opsionin e parë, luftën. Opsioni i parë i çdo politike e politikani është që mos të bëjmë luftë.Kryeministri Kurti e ka qasjen e gabuar dhe po e dëmton në vazhdimësi Kosovën”, tha Arben Gashi.