• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Mandate: Kryeprokurori do të emërohet shpejtë, për këto arsye u ‘zvarrit’ procesi

05/14/2023 21:33
nga:N M

Një deputet tjetër që është anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Erxhan Galushi ka thënë për “Expose” se Kosova tashmë është dashur ta këtë kryeprokurorin, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ndoshta për këto vonesa ka ndonjë arsye në presidencën e Kosovës.

Thotë se në bazë të informacioneve që ka si anëtar i këtij komisioni, kjo çështje pritet të marrë fund shumë shpejt.

“Po, jam anëtar i komisionit për legjislacion dhe them të drejtën nuk më vjen mirë ky mos emërim i kryeprokurorit të shtetit. Tash e pothuajse që gati 1 vit është në procedurë, mirëpo kjo është komplet kompetencë e plotë në të drejtë të Vjosa Osmanit dhe besoj që ka arsye deri më tani që nuk e ka emëruar kryeprokurorin e shtetit.

”Është ndoshta mirë të flisni me presidenten, sepse është në diskrecionin e saj, por në bazë të informacioneve që i kemi dhe në bazë të monitorimeve që i kemi si komision, jemi në dijeni, besoj që edhe ju, se shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, pati dal me deklaratë për një përzgjedhje të kryeprokurorit në mënyrë jo transparente. Prandaj, jo vetëm shefi i zyrës së BE por edhe OJQ që kanë qenë prezentë janë ankuar për një proces jo transparent drejt përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit, andaj po besoj që së shpejti të zgjidhet kryeprokurori i shtetit dhe të eliminohen të gjitha paragjykimet” tha ai.

Galushi ka thënë se nuk është praktikë dhe pasqyrë e mirë që vendi të jetë pa kryeprokuror të shtetit.

Sipas tij, kjo nuk mund të ndikoj shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse Kosova ka një ushtrues detyrë të kryeprokurorit të shtetit.

“Në bazë të monitorimit dhe informacioneve që i kemi po dhe kështu ka qenë deklarata e shefit të BE që kanë qenë kandidatë të tjerë dhe kanë qenë më të përgatitur dhe më efikas dhe këtë po e them duke u bazuar ata çka kanë thënë. Ata nuk kanë pohuar diçka të tillë vetëm sa për të thënë. Nuk është mirë që nuk kemi kryeprokuror, por nuk besoj që mund të ndikoj, për arsye se e kemi një ushtrues detyre, i cili zbaton të gjitha kompetencat e kryeprokurorit të shtetit, prandaj kryeprokuroria duhet të jetë në nivel të detyrës së saj dhe të punoj ashtu sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Prandaj ky emërim është një proces i cili besoj se do të përfundohet, mirëpo nuk besoj që mund të ndikoj në procese të tjera. Të them të drejtën ndoshta është mirë t`iu drejtoheni atyre, të cilat kanë bërë këtë gjë(sulmet ndaj Blerim Isufajt) dhe po ju them unë si deputet po shpresoj se emërimi të ndodh sa më shpejt në bazë të drejt duke eliminuar të gritha paragjykimet apo edhe të drejtat e shkelura gjatë propozimit të emërimit të kryeprokurorit të shtetit”, tha ai.