• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Analisti Gashi: Raportet Kurti- SHBA nuk janë më të ulëtat, janë më dinamike

06/25/2023 21:16
nga:N M

“As më pak e as më shumë sesa që Kurti dhe qeveria e Kosovës janë në të drejtën e saj”.

Kështu po mendon analisti politik Blerim Gashi, i cili thotë se situata në Veri erdhi pasi që grupet kriminale serbe ushtruan dhunë ndaj një veprimi të Qeverisë, e që sipas tij është shtrirja dhe kontrolli i sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Raportet me SHBA për Gashin nuk janë në pikën më të ulët.

Ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se ka shtim të dinamikës Kosovë- SHBA.

“Nuk besoj se janë më të ulëtat historikisht, janë më dinamike historikisht. Raportet janë para vlimit, por jo në vlimë dhe është së paku nga këndvështrimi im, është raport që bazohet në qëndrueshmërinë dhe paraqitjen e duhur të qeverisë kosovare për të drejtën e saj për shtrirjen e sovranitetit, natyisht që në këtë konstilacione gjeostrategjike e gjeopolitike me luftën në Ukrianë që gjendet Kosova, këto mund të jenë në akordancë me aletatët tanë, por kjo nuk është pika e fundit e historisë, besoj që është aty këtu, pika mesatare e hisotrisë në komunkim dhe në bashkëpunim me aletatët”, thotë ai.

Sipas tij, sanksionet janë temë e cila duhet ta preokupoj dhe besoj se e preuokopimin e Qevërinë e Kosovës.

”Besoj se është momenti i fundit për të gjetur një strategji dalëse, e cila natyrisht se nuk është në përpthje me 100 për qind qoftë me inetresat e vendit, qoftë me të aleatëve, që në këtë rast me strategji përputhen, por në veprime jo, prandaj duhet gjetur mesi i artë më lehtë për të thënë se për të bërë, por jo e pamundur për t`u arritur”, thotë Gashi.