Antropologia amerikane, Janet Reineck, ka ndarë disa nga përvojat dhe përshtypjet e saj mbi ndryshimet që ka vënë re gjatë kohës së saj në Kosovë.
Ajo për “Expose” thekson se, megjithëse gjithçka ka ndryshuar në vend, një nga shqetësimet më të mëdha është mungesa e bizneseve prodhuese, gjë që e sheh si një mangësi të rëndësishme.
“Çdo gjë në Kosovë ka ndryshuar, por këtu s’ka shumë biznese prodhuese dhe kjo është pak për t’u dhimbsur,” ka thënë ajo.
Për sa i përket Prishtinës, Reineck shpreh se qyteti ka përjetuar një rritje të madhe, por gjithashtu është shprehur se ka ndryshuar botëkuptimi i njerëzve, duke theksuar se ajo e gjen veten më shumë në mënyrën e jetesës siç ishte më parë në Kosovë.
“Prishtina është bërë shumë e madhe, por kanë ndryshuar edhe botëkuptimet e njerëzve, por veten po e gjej më shumë tek jeta si ka qenë përpara këtu,” tha ajo.
Një tjetër aspekt që Janet thekson është rëndësia e lirisë, duke e vlerësuar atë si një pasuri të çmuar për kosovarët.
Ajo, e cila është e angazhuar në ofrimin e ndihmave humanitare për Ukrainën, thekson se është shumë e vetëdijshme për rëndësinë e lirisë.
“Kosovarët po ‘kukasin’ shumë se nuk janë në Zvicër apo në vendet më të pasura, por nëse krasohen me Afrikën e vende të tjera, ju jeni shumë të pasur”, tha Reineck.
Intervista e plotë: